Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Pas emërimit të Ilir Metës si president, në Prill të vitit 2012, Petrit Vasili, që në atë kohë ishte ministër Drejtësie, u zgjodh në krye të LSI-së.
Por, në atë kohë, Vasili mbante edhe postin e zëvendëskryetarit të partisë, pra të LSI-së.
Qëndrimi i tij në krye të LSI-së nuk zgjati më shumë se tre muaj, pasi ai njoftoi dorëheqjen. Për arsyet heshti. Gjithsesi, zërat në rrethin politik nuk munguan të thoshin se e larguan me ceremoni, pasi kishte dështuar. Në vendin e tij erdhi Monika Kryemadhi.
Sot Vasilin vijojmë ta shohim në krah të Kryemadhit, por edhe në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Duket se Vasili ose ka humbur memorjen, ose nuk e ka problem të “puthë atë që ka përshtyrë” më herët.
Vasili nuk ka lënë gjë pa thënë për Lulzim Bashën, ndërkohë që edhe ai vetë është lakuar për korrupsion.
Kujtojmë se në vitin 2012, pas skandalit që Petrit Vasili, në atë kohë Ministër Shëndetësie, pas skandalit që shkaktoi me Bankën Botërore për një tender, rezultonte i përfshirë dhe në një tjetër aferë korruptive.
Ka qenë kreu i Urdhërit të Farmacistëve, Arian Jaupllari që e ka denoncuar Vasilin. Sipas Jaupllarit, Vasili ishte ideatori i Unionit të Biznesit Farmaceutik, i krijuar për të shuar zërat kundër pullës fiskale, e cila rrit çmimet e ilaçeve, duke u bërë palë me grosistët, të cilët garantonin stabilitet të çmimit të medikamenteve.
Por, me kalimin e kohës, këto akuza u heshtën.
Sa i përket “përqafimit” të tanishëm me Lulzim Bashën, po sjellim disa deklarata akuzuese të Vasilit kundrejt kreut të PD, të bëra me herët.
Në 2015, Petrit Vasili, në atë kohë, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, paralajmëroi publikisht hapjen e një prej skandaleve më të rënda në historinë e pluralizmit, i cili lidhej me emrin e Lulzim Bashës.
Petrit Vasili deklaroi, se çështja e vjedhjes së 230 milionë eurove me rrugën Durrës-Kukës, do të hapet shumë shpejt, pasi herën e parë Basha shpëtoi se ishte me diarre. Sipas Vasilit, dosja e aferave të Lulzim Bashës shkon deri në 1.700 faqe.
Po në vitin 2015, Vasili foli për një luftë të brendshme në PD, duke e konsideruar Bashën si ?Bruti? dhe Berishën si ?Çezarin?.
?Unë kam nënvizuar një gjë të rëndësishme. Lidershipi i ri i PD-së përveç krizës morale ka edhe një amoralitet me armiqësitë brenda, me mosmirënjohjen etj. Kjo çështje ka të bëjë me zotin Berisha. Kjo goditje që i bëhet zotit Berisha, pjesë e një lufte të brendshme. Politika është edhe e re edhe e vjetër. Kjo është një thikë që ai i fut babait të tij plak edhe të lodhur. Bruti dhe Çezari. Zoti Basha mund ta dijë se Bruti ka pasur një fat shumë të zi?,- ka deklaruar Vasili para katër viteve.
Por, duket se sot ai ka harruar këto akuza, ose bën sikur i ka harruar, pasi lakmon tepsinë e pushtetit.
Nëse politika është prostitutë, dihet tashmë dhe emërimi i përfaqësueve të saj. Të jetë ky rasti i Petrit Vasilit, apo thjesht ai iu bindet urdhrave të eprorëve të tij?
Nuk mbarojnë këtu bëmat e Petrit Vasilit. Së fundi ai është thirrur edhe nga Prokuroria e Tiranës, për t’u pyetur për skandalin e byzylykëve. Por, ai refuzoi t’i bindej urdhrit të Prokurorisë.
Risjellim në vëmendje se skandali i zhdukjes së 300 byzylykëve që shërbenin për mbikqyrjen e personave nën hetim me masë sigurie ?arrest shtëpie?, është pjesë e veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë së kohës kur këtë dikaster e ka drejtuar, Petrit Vasili.
Në muajt mars dhe prill të viti 2017, thuhet se ai është bërë pjesë direkte e këtij skandali të përmasave të mëdha, që i ka kushtuar shtetit jo pak, por një dëm rreth 2 milionë euro.
CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së Vasilit, sipas të dhënave të Open Spending Albania, ku rezulton se burim të ardhurash ka vetëm pagën.
Pasuria e deklaruar në vite
Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 632 878 lekë
Shtuar gjendje cash ne vleren 297 913 leke.
Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet, 2 760 874 lekë.
Gjendja cash shtuar me 508 411 lekë.
Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet, 2 957 733 lekë.
Gjendja cash shtuar me 93 208 lekë.
Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet, 2 972 991 lekë.
Gjendje para cash më 31 dhjetor, shtuar me 194 240 lekë.
Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera si deputet për vitin 2017, shuma 2 618 436 lekë
Të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë, 85 000 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në Tirana Bank më 31.12.2017, shuma 164 857.87 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, 17 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, 2.77 euro.
Shpenzime për blerjen e një apartamenti në Tiranë, 85 000 euro./CNA.al
Abuzim me tenderat/ Arrestohen 4 zyrtarë, në hetim dy ish-ministra
Thellohet skandali/Byzylykët nuk u vendosen të burgosurve
MD merr në dorëzim byzylykët/Ministri teknik urdhëron shkarkimin e dy zyrtarëve (Emrat)
Skandali i byzylykëve/ Gjykata urdhëron të regjistrohet procedimi penal
Gjithollogu i dështuar i politikës
/CNA.al
Një qytetar shkon në një “Exchange” për të kthyer paund në l...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Një aksident ka ndodhur, disa minuta më parë, në aksin Durrë...
Partia Demokratike ka vendosur të mbajë protestën kombëtare ...
Sot është 7 Prilli, date kjo që na kujton pushtim fashist të...
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, pasi shoferi ...
Nëna e një të burgosuri në burgun e Rrogozhinës ka denoncuar...
Ilir Meta i ka blerë këpucë të shtrenjta gazetarit Çim Peka?...
Kur Donika njohu bashkëshortin mbi 20 vite më parë nuk i’a m...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratave ...
Analiza e drejtorit të Zërit të Amerikës për Euroazinë, Elez...
Koment nga Kreu i KSSH Kol Nikollaj:-Lufta për karrige prej ...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka qenë ditën e sotme në një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Më 20 mars, Chris ndau një foto ku kishte dalë bashkë me mot...
Gina Stewart është nënë e 4 fëmijëve dhe gjyshe e një mbese....
Mediat shkruajnë çdo ditë për lindjen e fëmijës mbretërore, ...
Korseja nuk ka reputacionin më të mirë në historinë e modës,...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në një takim me fe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...