LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtari që rrëzoi Arta Markun/ Avni Sejdi rrezikohet nga pasuria?

7 Prill 2019, 10:41, Aktualitet CNA
Gjyqtari që rrëzoi Arta Markun/ Avni Sejdi rrezikohet nga pasuria?

Procesi i Vettingut është në kulmin e tij, pavarësisht standarteve të dyfishta që janë përdorur, për raste të njëjta.

Që më nisjen e këtij procesi, CNA.al, ka kaluar në filtër të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, si nga ana profesionale ashtu edhe në aspektin e pasurisë.

Në vitin 2013, gjyqtari Avni Sejdi është bërë pjesë e  Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Emri i gjyqtarit në fjalë nuk është lakuar të paktën në publik, për korrupsion. I vetmi rast, ku është përmendur emri i tij, ka qenë çështja “Hajdarmataj-Marku”.

Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj pati paditur kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkak se ajo e transferoi në Pogradec, pas debatit për dosjen “Shullazi”.

Me 27 dhjetor 2018, gjyqtari Avni Sejdi rrëzoi vendimin e Prokurorres së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, duke i dhënë kështu të drejtë Hajdarmatës. Edhe pse ky i fundit dukej se nuk e priste një vendim të tillë, pasi fillimisht kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Sejdi me arsyetimin se kishte ndryshuar orën e seancës, pa e vënë në dijeni.

CNA.al ka zbardhuar pasurinë e gjyqtarit Sejdi, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Në deklarimin fillestar të vitit 2003, ka deklaruar një Benz 190, me vlerë 250 000 lekë.  Në vitet 2003 dhe 2004 nuk ka shtuar pasuri, ndërsa në vitin 2005 ka blerë një apartament në Tiranë që ka kushtuar  4 720 000 lekë.

Ai thotë se për të blerë këtë apartament 14 000 euro ia kanë dhënë dhuratë vëllezërit, 700 000 lekë i ka patur kursime cash, 1 000 000 lekë i ka marrë hua dhe  400 000 lekë nga kursimet.

Përgjatë viteve, 2006, 2007 nuk ka shtuar pasuri, ndërsa në vitin 2008, deklaron se i ka dhënë hua një shtetasi vlerën 5 000 euro me afat 5 javë.

Në vitin 2011, ka deklaruar para kesh në vlerën 550 000 lekë të krijuara nga kursimet e vitit 2010 dhe nga 300 000 lekë nga kursimet e vitit në vijim.

Në vitin 2012 ka blerë Mercedes Benz CDI, vit prodhimi 2000, me vlerë 300 000 lekë si dhe ka deklaruar se është pronar me i 20% të sipërfaqes prej 5 137 m2 së tokës bujqësore dhe truall, në fshatin Valikardhë, Bulqizë.

Në vitin 2013 ai ka deklaruar se ka marrë dy hua, në muajin me qëllim mjekimin e bashkëshortes. Përkatësisht 500 000 lekë hua nga vëllai dhe 5000 euro hua nga motra e bashkëshortes jashtë vendit. Kredi pa afat dhe pa interesa.

Në vitin 2014 ai ka deklaruar të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta si gjyqtar 1 247 241 lekë,  pagën e bashkëshortes zonjës Valbona Sejdi në vlerën 313 724 lekë, si punonjëse (laborante) pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.

Në vitin 2016 ai ka deklaruar para kesh 70 000 lekë. Gjendje në llogari 412 429.13 lekë. Gjendje në llogarinë bankare të bashkëshortes 145 070.00 lekë.

Gjithashtu ai ka deklaruar  se është pronar në 7.14 % të pasurisë së paluajtshme (tokë bujqësore plus truall plus ndërtesë) me sipërfaqe të përgjithshme 7 243 m2.

Deklarata e pasurisë në vite

Viti 2003

Të ardhurat nga paga si gjyqtar janë 723 420 lekë bruto ( 122 938 lekë detyrime fiskale) dhe 600 482 lekë neto.

Dietat e përfituara nga puna janë 101 000 lekë.

Deklaruesi është pronar i 20% të sipërfaqes prej 5 137 m2 së tokës bujqësore dhe truall, e përfituar me ligjin 7 501 dt. 19.07.1991 ? Për Tokën? në fshatin Valikardhë, Rrethi Bulqizë.

Subjekti deklaron 400 000 lekë në gjendje cash, të formuara nga të ardhurat nga paga dhe pasuria.

Është pronar i një autoveture i llojit Benz 190. Autovetura ka vlerën 250 000 lekë. U përfitua me të ardhura të formuara nga paga.

Viti 2004

Paga si gjyqtar në vlerën 980 158 lekë.

Subjekti deklaron shumën prej 300 000 lekësh në gjendje cash, të krijuara nga të ardhurat personale nga paga si gjyqtar.

Viti 2005

Të ardhura nga paga bashkë me dietat, shpërblimet dhe orë jashtë orarit në vlerën 854 449 lekë.

Detyrim në shumën 1 000 000 lekë, si rrjedhojë e një Kontrate Huamarrje Noteriale në datën 21.03.2005, marrë për qëllim shlyerje kësti për porosi apartamentit. Kontrata është pa afat dhe pa interesa.

Detyrim në shumën 324 355.21 lekë nga një Kredi Bankare, e marrë pranë Raiffeisen Bank në datën 01.08.2005. Kredia është akorduar për një afat 24 mujor, me interesa 12%, me këste mujore 18 829.39 lekë. Qëllimi i marrjes së kredisë ishte për të kaluar pushime jashtë vendit, por u përdor për shlyerje kësti të apartamentit. Bashkëkredimarrëse është dhe bashkëshortja e Zotit Sejdi.

Janë paguar 3 720 000 Lekë për një apartament në Tiranë, të pronotuar me kontratë porosie në datën 20.02.2004 . Vlera e kontratës së porosisë është 4 720 000 lekë. Pagesa e bërë gjatë këtij viti ka si burim këto të ardhura: 700 000 lekë kursime cash të deklaruara në vitin 2003 dhe 2004; 14 000 Euro dhuratë nga vëllezërit emigrantë; 1 000 000 lekë hua; 400 000 lekë kredi ; 400 000 lekë nga kursimet e pagës të vitit 2005. Vlera e kontratës është 4 720 000 lekë. Mbetur pa paguar shuma 1 000 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga bashkë me dietat dhe shpërblimet në vlerën 884 537 lekë.

Detyrim ekzistues në shumën 1 000 000 lekë si rrjedhojë e një Kontrate Huamarrjeje të lidhur në datën 21.03.2005 për qëllim shlyerje kësti të porosisë së apartamentit. Huaja është pa afat dhe pa interesa.

Ka paguar gjatë 2006 vlerën prej 225 948 lekë për shlyerje kredie të marrë në Raiffeisen Bank, detyrimi i mbetur në datën 31.12.2006 është 126 687.79 lekë.

Ka paguar këstin prej 200 000 lekë ndaj firmës ndërtuese. Mbetur pa shlyer shuma prej 800 000 lekë deri në përfundim të Kontratës së Shitblerjes.

Viti 2007

Të ardhurat nga paga, dieta dhe shpërblime në vlerën 880 000 lekë.

400 000 lekë të përfituara nga shitja e autoveturës në datën 26.01.2007. Shitje e realizuar me kontrate mes palëve.

Marrë në datën 06.02.2007 kredi bankare pranë Raiffeisen Bank shuma 800 000 lekë. Afati 84 muaj, interesi vjetor 18%.

Ka shlyer gjatë 2007 vlerën prej 123 387.79 lekë për kredi të marrë pranë Raiffeisen Bank. Detyrimi i mbetur në datën 31.12.2007 është 0 lekë.

Ka paguar gjatë 2007 vlerën prej 51 525.8 lekë për shlyerje kredie të marrë në datën 06.02.2007 pranë Raiffeisen Bank. Mbetur pa paguar në datën 31.12.2007 totali prej 748 474.20 lekë. Kjo Kredi Bankare u mor për qëllime personale, me afat 84 muaj, me interes 18% në vit deri në pagimin e këstit të 24. Kësti mujor është 16 814.27 lekë.

Ka paguar gjatë vitit 2007 këstin përfundimtar prej 800 000 lekë ndaj firmës ndërtuese. Detyrimi i mbetur në datën 31.12.2007 është 0 lekë.

Ka paguar gjatë 2007 shumën prej 600 000 lekë ndaj një pale borxh dhënëse. Detyrimi i mbetur në datën 31.12.2007 është 400 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në vlerën 869 921 lekë.

Jep hua një shtetasi vlerën 5 000 Euro, kontratë noteriale me afat (5 javë) kontrata është lidhur në datën 14.11.2008.

Ka paguar gjatë 2008 vlerën prej 201 768 për shlyerje kredie të marrë në Raiffeisen Bank. Mbetur pa paguar në datën 31.12.2008 totali prej 660 145 lekë.

Ka shlyer gjatë 2008 shumën prej 400 000 lekësh ndaj huadhënësit. Detyrimi i mbetur në datën 31.12.2007 është 0 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në vlerën 1 130 882 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si dado e pasiguruar ne vlerën 120 000 lekë.

Merr hua shumën prej 300 000 lekë, huadhënës kunati, data e huasë 14. 12. 2009. Qëllimi i huamarrjes është aplikimi për vizë në ambasadën Spanjolle. Kontrata është lidhur pa interesa dhe me afat kthimi një javor. Shuma është kthyer në datën 22.12.2009.

Ka shlyer gjatë 2009 vlerën prej 620 600 për kredinë e marrë në Raiffeisen Bank. Detyrimi i mbetur në datën 31.12.2007 është 0 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në vlerën 1 160 250 lekë.

Para në gjendjen Cash në vlerën 250 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në vlerën 1 194 521 lekë.

Para kesh në vlerën 550 000 lekë të krijuara nga kursimet e vitit 2010 dhe nga 300 000 lekë nga kursimet e vitit në vijim.

Viti 2012

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në vlerën 1 268 227 lekë.

Para cash në vlerën 600 000 lekë, të përfituara nga të ardhurat vjetore dhe kursimet për vitin 2012.

300 000 lekë të shpenzuara për blerjen e një autoveture, marka Mercedes Benz CDI, vit prodhimi 2000, me naftë. Blerja u realizua përmes Kontratës së Shitblerjes, objekti i kontratës është regjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor Tiranë, në datë 03.02.2012. Paratë u formuan nga kursimet e vitit 2011.

Viti 2013

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në vlerën 1 284 735 lekë.

Marrë dy hua, në muajin Prill 2013 me qëllim mjekimin e bashkëshortes. Përkatësisht 500 000 lekë hua nga vëllai dhe 5000 euro hua nga motra e bashkëshortes jashtë vendit. Kredi pa afat dhe pa interesa.

300 000 lekë të shpenzuara për blerjen e një Autoveturë, marka Mercedes Benz CDI, vit prodhimi 2000, me naftë. Blerja u realizua përmes Kontratës së Shitjes, objekti i kontratës është regjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor Tiranë, në datë 03.02.2012. Paratë u përfituan nga kursimet e vitit të kaluar.

Ka paguar gjatë 2013 vlerën prej 200 000 për shlyerje huaje të marrë nga i vëllai. Huaja është pa interes dhe pa afat, me qëllim mjekimin e bashkëshortes jashtë shteti. Mbetur pa paguar në datën 31.12.2013 totali prej 300 000 lekë

Ka paguar gjatë 2013 vlerën prej 1 000 Eurosh për shlyerje huaje të marrë nga motra e bashkëshortes. Huaja është pa interes dhe pa afat, marrë me qëllim mjekimin e bashkëshortes jashtë shteti. Mbetur pa paguar në datën 31.12.2013 totali prej 4 000 Euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në vlerën 1 247 241 lekë.

Paga e bashkëshortes zonjës Valbona Sejdi bashkë me dietat dhe shpërblimet në vlerën 313 724 lekë, si punonjëse (laborante) pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.

Ka shlyer gjatë 2014 të gjithë detyrimin e huasë prej 500 000 të marrë nga i vëllai. Detyrimi i mbetur në datën 31.12.2014 është 0 lekë.

Ka shlyer gjatë 2014 në total vlerën prej 2 500 Eurosh për huanë e marrë nga motra e bashkëshortes. Huaja është pa interes dhe pa afat kthimi, me qëllim mjekimin e bashkëshortes jashtë shteti. Mbetur pa paguar në datën 31.12.2014 totali prej 2 500 Euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në vlerën 1 262 769 lekë.

Paga e bashkëshortes zonja Valbona Sejdi, bashkë me dietat dhe shpërblimet në vlerën 390 243 lekë, si punonjëse (laborante) pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.

Para kesh në vlerën 20 000 lekë , me të ardhura të formuara nga paga.

Gjendje në llogarinë bankare të deklaruesit pranë BKT në vlerën 188 074.13 lekë.

Gjendje në llogarinë bankare të bashkëshortes pranë Credins Bank në vlerën 103 742 lekë.

Ka paguar gjatë 2015 vlerën prej 1 500 Eurosh për shlyerje huaje të marrë nga motra e bashkëshortes. Mbetur pa paguar në datën 31.12.2015 totali prej 1 000 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në vlerën 1 278 892 lekë.

Paga e bashkëshortes bashkë me dietat dhe shpërblimet në vlerën 411 552 lekë, si punonjëse (laborante) pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.

Para kesh në vlerën 70 000 lekë , të formuara me të ardhura nga paga dhe kursimet e vitit të kaluar.

Gjendje në llogarinë bankare të deklaruesit pranë BKT në vlerën 412 429.13 lekë.

Gjendje në llogarinë bankare të bashkëshortes pranë Credins Bank në vlerën 145 070.00 lekë.

Subjekti deklarues është pronar në 7.14 % të pasurisë së paluajtshme (tokë bujqësore plus truall plus ndërtesë) me sipërfaqe të përgjithshme 7 243 m2. Ky shtim pasurie erdhi pas pjesëtimit të pasurisë, sipas trashëgimisë ligjore në datë 13.10.2014. Burimi i krijimit të pasurisë: sipërfaqja 7 243 m2 e përfituar sipas ligjit ne. 7501 datë 19.07.1991 ? Për Tokën?; sipërfaqja 2 106 m2 e blerë nga babai i deklaruesit më Kontratë Shitblerjeje në datën 25.10.2006.

Ka shlyer gjatë 2016 vlerën prej 1 000 Eurosh hua e marrë nga motra e bashkëshortes. Detyrimi i mbetur në datën 31.12.2016 është 0 lekë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga