Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Deputeti më i ri i Kuvendit Enver Roshi, në një intervistë për “Report Tv” rrëfen arsyet se përse pranoi mandatin e deputetit dhe marrëdhënien me LSI-në.
Ai është shprehur se vendimin e mori pas konsultimeve me miqtë ndërkombëtar, ndërsa thekson se vota e tij do të shërbejë për miratimin e Reformave që sjellin integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Sipas deputetit Roshi, LSI iu largua objektivit për të cilin u krijua, integrimin e vendit, ndërkohë që për sa i përket situatës politike, ai thekson se është pikërisht mungesa e dialogut dhe politika e rrugës që e ka lënë vendin në këtë gjendje, duke rrezikuar negociatat.
Keni marrë mandatin e deputetit, ishte e vështirë të dilnit kundër LSI-së dhe çfarë ju shtyu të merrnit këtë vendim?
Ka qenë një moment i vështirë për marrjen e mandatit, por besoj se mora një vendim intelektual dhe qytetar për ti shërbyer vendit, atdheut dhe shqiptarëve. Kjo ishte një vendimmarrje e bazuar në profilin tim intelektual, por dhe në zbatim të detyrave kushtetuese.
Ka pasur presion nga LSI për të firmosur mos pranimin e mandateve siç bënë edhe kandidatët e tjerë?
Presione jo, por ka pasur sugjerime, rekomandime, por jo në trajtën e presioneve. Në vlerësimin tim, pavarësisht nga situata që ndodhi, njerëzit e LSI mbeten miqtë e mi, pavarësisht divergjencave që u shfaqën muajt e fundit me dorëzimin e mandateve. Kam qenë kundër djegies së mandateve nga deputetët e LSI dhe PD-së.
Kishte kohë që flitej për djegien e mandateve, e diskutoi LSI me kryesinë apo bazën?
Nuk ka qenë e diskutuar gjerësisht me bazën, mendoj se ka qenë një veprim i nxituar dhe jo në shërbim të qytetarëve.
Para se të vendosni marrjen e mandatit, ju kanë kontaktuar nga PS, apo nga ndërkombëtarët?
Unë nuk kam asnjë kontakt nga PS-ja, qëndrimin tim e mora në përputhje me investimin tim intelektual, i cili është bërë në perëndim, në SHBA dhe në Izrael dhe nga kontaktet e mia me ndërkombëtarët dhe miqtë dhe partnerët e Shqipërisë, të cilat duan ta shohin Shqipërinë në Europë si SHBA, komuniteti europian dhe fuqitë perëndimore si Anglia, Franca, Gjermania etj. Mesazhet e dhëna të këtyre eurodeputetëve në drejtim të politikës shqiptare kanë qenë mesazhe nxitëse për mua.
Ju u betuat në Parlament ka pasur presion nga LSI, pasi ju etiketoi si ?tradhtarë??
Ky termi tradhtar besoj se nuk shkon dhe unë nuk jam një partiak fanatik, jam një atdhetar fanatik dhe qëndrimi im është në interes të kombit shqiptar. Të mos harrojmë se ke 550 vjet që thërrasim Europa dhe kjo ëndërr për të qenë në Europë dhe kur komuniteti europian e do Shqipërinë në Europë, është një pjesë e politikës shqiptare që nuk e do Shqipërinë në Europë. Unë jam një nga 95% e shqiptarëve që e duan Shqipërinë në Europë. Dhe unë jam në përputhje me ëndrrën dhe dëshirën e shqiptarëve për ta çuar Shqipërinë në Europë.
Jeni ndër të parët kandidatë të LSI-së, keni kandiduar që në vitin 2005, kur kjo forcë u shfaq për herë të parë në skenën politike, çfarë ju shtyu ta braktisësh dhe ti dalësh kundër?
Slogani i LSI-së ka qenë integrimi i Shqipërisë në Europë, momenti që jemi është thirrje e Europës për ta futur Shqipërinë në BE dhe zhvillimi i politikës shqiptare duhet të bëhet në Parlament, pasi aty është auditori më i mirë për të shfaqur alternativat e tua partiake. Në moment kur kjo kauzë e shqiptarëve për të shkuar në Europë lihet në mes, këtu ka një konflikt idesh, pikëpamjesh dhe politikash që nuk i shërbejnë kombit tonë dhe kjo më bëri shtysë që të mbaj këtë qëndrim. dhe ky është një mesazh për të gjithë politikanët shqiptarë që duhet ta shohim Shqipërinë në Europë.
Tashmë jeni betuar si deputet, nesër do të jeni në një seancë Parlamentare, si do të votoni?
Unë do të votoj çdo ligj që i shërben pupullit, integrimit sa më të shpejtë në BE dhe mirëqenies së shqiptarëve. Unë jam një votë PRO integrimit në Bashkimin Europian.
Do ta votoni Reformën Zgjedhore?
Patjetër. Do të votoj çdo reformë që është në favor të shqiptarëve. Jam për një parlament me më pak deputetë, që buxheti të shkojë në shërbim të qytetarëve.
A do të angazhoheni si grup parlamentar?
Kjo varet nga numri i deputetëve që do jemi. Në varësi të zhvillimeve do të marr edhe qëndrimet e mia. tani jemi 7-8 veta dhe shpresoj që të bëhemi më shumë që të bëhemi grup dhe të marrim pjesë në komisione.
Si e komentoni situatën aktuale politike?
Ka varfëri, qytetarët presin më shumë nga politika, por politika e konfliktualiteti që ka zbritur në rrugë i pengon shqiptarët të hynë në Europë dhe nxit pasiguri që reflektohet në largimin nga Shqipëria, mungesën e perspektivës dhe dëshpërimin që kemi sot.
Mendoni se duhet të ketë dialog mes të ashtuquajturës opozitë dhe Qeverisë?
Mendoj se dialogu gjithnjë ka sjellë frytet e veta dhe mendoj që dialogu i munguar dhe me kushte kanë çuar në këtë situatë rruge ku jemi sot. Rruga nuk sjell mirëqenie, nuk sjell progres, por sjell regres dhe shtyrje të negociatat me BE. Në takimet që kamë pasur me ndërkombëtarët kanë thënë se politika e tërheqjes nga parlamenti të dy partive opozitare e çon vendin disa vite mbrapa. ne kemi një rrugë të përcaktuar, atë drejt BE-së. Besoj se dhe ata shqiptarë që dalin dhe protestojnë e duan integrimin në BE. Jemi në ëndrrën e lënë përgjysmë për faj të politikës.
Nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme ose në zgjedhjet e ardhshme, do rreshtoheni krah LSI, apo mendoni ti bashkoheni PS-së, ose ndonjë force tjetër?
Tani për tani nuk mund të jap ndonjë parashikim për këtë, jam futur në parlament dhe do ti shërbej popullit shqiptar. Do ti shërbej ligjeve të Reformës në Drejtësi, ligjeve të Integrimit europian, për më tutje le tja lëmë rrjedhës politike. Jam këtu për tu shërbyer aspiratave të gramshiotëve që më votuan.
Çfarë mesazhi keni për kandidatët e LSI dhe PD që janë thirrur nga KQZ për mandatet?
Të gjithë ata që e quajnë veten misionarë të shërbimit të kombit të futen në Parlament dhe të votojnë të gjitha mesazhet që janë në shërbim të qytetarëve shqiptar.
Mendoni se LSI ka humbur nën drejtimin e Kryemadhit, ka humbur popullaritet nga djegia e mandateve?
Shpresoj që LSI të mos ketë humbur, por nga zhvillimet e fundit shoh një zhgënjim të madh nga zhvillimet e fundit të opozitës. Kam investuar shumë për LSI-në për shkak të programit integrues, por me zhvillimet e fundit ka bërë një gabim me djegien e mandateve dhe nuk di si do të vlerësohet nga qytetarët. U përket qytetarëve shqiptar që të vendosin për ardhmërinë apo fatet e LSI-së.
I lindur në fshatin Poroçan të Gramshit në 4 qershor 1961, Enver Roshi është diplomuar në mjekësi dhe ka mbajtur mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik si edhe të dekanit në Fakultetin e Mjekësisë.
Enver Roshi mban titullin Profesor në ?Shëndetin Publik? dhe ka kryer disa specializime në SHBA dhe Izrael po në këtë fushë.
Në politikë Roshi u aktivizua me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ka kandiduar 3 herë për deputet në Qarkun e Elbasanit, përkatësisht në vitet 2005, 2009 dhe 2017. /Shqiptarja.com
Nga Mero Baze*Në vjeshtën e vitit 1996, i vendosur në krye ...
Vetëm një grusht njerëzish, gjysma e të cilëve pjesë e shpur...
Gjatë një takimi me bizneset në Urën Vajgurore, kryetari i P...
Kandidati në listat e LSI-së, Ralf Gjoni ka deklaruar ditën ...
Ish-deputeti Edi Paloka ka reaguar ndaj videos së fundit të ...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme...
Piktura në vaj e divës shqiptare Tefta Tashko Koço, e titull...
Nuk ka më asnjë dyshim, tradhëtitë dhe mashtrimet e tij nuk ...
Fiks Fare denoncoi disa kompani të pakontrolluara nga shteti...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Gjatë vizitën në qytetin e Korçës, kreu i PD -së, Lulzim Bas...
Në një postim në rrjetet sociale, avokati Altin Goxhaj tha s...
Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar në emisionin 45 Minuta ka ...
Pak më parë kryeministri Edi Rama, në rrjetet sociale shpërn...
I ftuar në emisionin “Mbrëmje në ABC”, sekretari i Përgjiths...
Në reagimin e tij për përplasjen tek “Petro Nini Luarasi”, k...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një takim me qyteta...
Një aksidentë i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ...
Ndërkohë që edhe rreth tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet loka...
Sot Prokurorja e Përgjigjshme e përkohshme Arta Marku, ka n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...