Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Ndërsa numri i mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri po pëson tkurrje, nga emigrimi kryesisht në Europë (Gjermani) ku ka pozicione pune joshëse, një ndryshim i ri ligjor po i ?shtrëngon lakun? kësaj kategorie. Sipas ndryshimeve në ligjin nr.10107, datë 30.3.2009, ?Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë?, mjekëve që ushtrojnë profesionin e tyre në institucione publike ose jopublike shëndetësore, nuk do tu lejohet më dypunësimi.
Në relacion shpjegohet se ?Nga urdhrat profesionistë është ngritur shpeshherë shqetësimi që persona të ndryshëm kanë më shumë se një profesion në fushën e shëndetësisë, duke e bërë kështu fiktiv ushtrimin e dy ose më shumë profesioneve. Për këtë arsye është propozuar si alternativë pezullimi i njërit prej profesioneve gjatë kohës që je duke ushtruar një profesion të caktuar?.
Një tjetër ndryshim përcakton edhe certifikimet e trupave shëndetësore, si dhe parashikon sanksione specifike për drejtuesit e institucioneve shëndetësore publike, në rast se profesionistët e punësuar në to nuk përmbushin kërkesat e programit të certifikimit.
Ja ndryshimet ligjore si më poshtë:
Neni 16 përcakton ndryshimin e nenit 31, si më poshtë vijon:
1.Profesionistët e shëndetësisë ushtrojnë profesionin e tyre në të gjitha strukturat shëndetësore ku ofrohet kujdes shëndetësor, publik ose jopublik, sipas standardeve profesionale dhe etike të shërbimit të kujdesit shëndetësor, të miratuara me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
2.Profesionistët e shëndetësisë, të cilët kanë përfituar më shumë se një profesion në fushën e shëndetësisë, nuk mund t?i ushtrojnë njëkohësisht këto profesione. Këta profesionistë deklarojnë profesionin që duan të zgjedhin pranë urdhrave profesionistë përkatës, duke pezulluar në këtë mënyrë të drejtën e ushtrimit të profesionit/profesioneve të tjera.
Neni 17, parashikon shtimin e një neni 31/1, lidhur me pranimet në institucionet e kujdesit shëndetësor publik të profesionistit shëndetësor si më poshtë vijon :
1.Profesionistët e shëndetësisë pranohen në institucionet e kujdesit shëndetësor publik bazuar në parimet e meritës, të konkurrimit të hapur dhe të trasparencës.
2.Profesionistët e shëndetësisë pranohen në institucionet e kujdesit shëndetësor publik bazuar në kriteret dhe procedat e konkurrimit, të përcaktuara me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
3.Profesionistët e shëndetësisë, anëtarë të Urdhrit të Infermierit, të cilët e ushtrojnë profesionin e tyre në institucionet e kujdesit shëndetësor publik,emërohen sipas renditjes në portalin ?Infermier për Shqipërinë?. Procedurat e rekrutimit dhe të emërimit nëpërmjet portalit ?Infermier për Shqipërinë?, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe kryhen nga institucioni përgjegjës për këtë qëllim.
4.Drejtuesit e institucioneve të kujdesit shëndetësor publik emërohen nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, sipas procedurës së përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Drejtuesi i emëruar i institucionit të kujdesit shëndetësor është i detyruar të kryejë trajnimin e detyrueshëm për drejtim dhe administrim të institucionit të kujdesit shëndetësor nga institucioni përkatës, i ngarkuar për këtë qëllim nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.
Neni 18, përcakton ndryshimin e nenit 33, Edukimi i vazhdueshëm profesional, si më poshtë vijon:
1.Ministria përgjegjëse për shëndetësinë krijon program të detyrueshëm për edukimin e vazhdueshëm profesional, i quajtur ?Programi i Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë?. Profesionistët duhet të mbledhin një numër të caktuar kreditesh të edukimit të vazhdueshëm profesional, sipas procedurave dhe kritereve të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Certifikimi është procesi që profesionisti i shëndetësisë përfundon me përmbushjen e kritereve të programit të certifikimit, i cili përputhet me afatet kohore të licencimit.
2.Profesionistët e kujdesit shëndetësor janë të detyruar që t?i nënshtrohen edukimit të vazhdueshëm, për të përditësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre, në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e kujdesit shëndetësor.
3.Profesionistit të shëndetësisë, që nuk përmbush kriteret e programit të certifikimit, i pezullohet/ndërpritet kontrata me institucionin shëndetësor dhe nuk i rinovohet leja e ushtrimit të profesionit nga urdhri profesional përkatës. Rifitimi i lejes së ushtrimit të profesionit bëhet vetëm pasi profesionisti i nënshtrohet provimit të certifikimit.
4.Provimi i certifikimit zhvillohet nga komisionet e provimit të certifikimit, të ngritura pranë fakulteteve përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Rregullorja për organizimin e provimit të certifikimit miratohet nga Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm. Tarifat e provimit të certifikimit janë të njëjta me ato të provimit të shtetit dhe të ardhurat nga provimet e certifikimit u kalojnë fakulteteve përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
5.Institucionet e kujdesit shëndetësor duhet të lehtësojnë edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të tyre. Ato janë të detyruara të hartojnë dhe të zbatojnë programe të akredituara të edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e tyre.
6.Në rast se profesionistët e punësuar në institucionet publike të kujdesit shëndetësor nuk përmbushin kërkesat e programit të certifikimit, për drejtuesit e tyre merren masa disiplinore deri në lirim nga detyra./ Monitor
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojn...
Një lajm i madh në fushën sentimentale, sot do të jetë një d...
Lulzim Basha do ta shkatërroj Partinë Demokratike, do të mar...
Profesor Arjan Galdini në një postim në rrjetet sociale ka s...
Në një prononcim për emisionin “Top Show” në televizionin “T...
Domethënë , po shurrove në det, kripa ta kthen në gjellë1 – ...
I ftuar në studion e lajmeve në televizionin “Ora News”, ish...
Kriza e thellë politike që ka përfshirë vendin, veçanërisht ...
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Anila Hoxha tha ...
Gjatë debatit në emisionin “Top Show”, Lefter Maliqi i cili ...
Ish deputeti Nard Ndoka i ftuar në emisionin “Dritare me Rud...
Deputeti, Lefter Maliqi, i qenë prezent në emisionin “Top Sh...
Në një postim në rrjetet sociale akademiku Rexhep Qosja, uro...
Tarifa e “Rrugës së Kombit” u komentua nga kryeministri i Ko...
Të ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në televizionin ...
Ish deputeti Flamur Noka ka komentuar pranimin e mandatit të...
Policia Kufitare ka ndaluar ditën e sotme një shtetas polak,...
Një qytetar nga Proptishti i Pogradecit, ankohet pranë Fiks ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë n...
I ftuar në emisionin “Dritare me Rudina Xhungën”, ish-minist...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...