Puthja e parë e këngëtares së njohur ishte me një vajzë, por nuk ia kishte thënë askujt!
Puthja e parë e Miley Cyrus ishte me një vajzë! Këngëtarja e...
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishte i pranishëm sot në ceremoninë e fillimit të kursit profesional për policimin të studentëve të ekselencës, si edhe të kolegjit profesional të lartë “kolegji i policisë”.
Veliu, theksoi në fjalën e tij se Policia e Shtetit gjatë viteve të fundit i është nënshtruar një procesi të madh ndryshimi, që konsiston në ndryshim mentaliteti, filozofie, performance, koncepti e më e rëndësishmja, arsimimi dhe trajnimi i trupës policore.
Më tej, ai theksoi se ?mbi 50 % e studentëve, që do vazhdojnë Kursin Profesional të Policimit janë femra dhe kjo tregon më së miri se Policia tashmë ka një fytyrë tjetër, më sociale më humane, më njerëzore dhe më të fokusuar në zbatimin e ligjit dhe vetëm të ligjit.?
Gjithashtu ai drejtoi edhe një mesazh për të rinjtë, ndërsa theksoi se ?Periudhën që do të kaloni në këto mjedise uroj që ta shfrytëzoni për të mësuar sa më shumë dhe për të përfituar nga çdo mundësi, që Akademia e Sigurisë ju ofron në drejtim të shkollimit dhe formimit policor, me qëllim që të bëheni punonjës policie të denjë, me integritet dhe profesionalizëm të lartë.?
Fjala e plotë e Ardi Veliut:
Policia e Shtetit gjatë viteve të fundit i është nënshtruar një procesi të madh ndryshimi, që konsiston në ndryshim mentaliteti, filozofie, performance, koncepti e më e rëndësishmja, arsimimi dhe trajnimi i trupës policore.
Ky proces është në zhvillim dhe në përmirësim nga viti në vit, ku fokusi kryesor është:
Ne besojmë dhe jemi të bindur se fuqizimi i këtyre hallkave do prodhojë një shërbim sa më cilësor për komunitetin, pasi Policia e Shtetit është e orientuar drejt filozofisë më të përparuar të policimit në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë është e domosdoshme që kjo organizatë të jetë e shkolluar dhe e përbërë me specialistë nga të gjitha fushat, me qëllim përmbushjen e misionit të saj.
Në përmbushje të këtij prioriteti dhe misioni, me mbështetjen e Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të vendit, Policia e Shtetit hapi konkurrimin dhe ftoi të rinjtë e të rejat që kishin mbaruar studimet e larta në Ekonomi, Juridik dhe Teknologji Informacioni, të konkurronin për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit me qëllim dhënien e kontributit të tyre për të mirën e vendit dhe shoqërisë, pasi nga viti në vit interesi i të rinjve dhe të rejave për t?u bërë punonjës policie, ka qënë gjithnjë në rritje, ku për patrullë të përgjithshme numri i konkurrentëve ka qenë deri në 10 mijë të rinj e të reja.
Brenda një kohe shumë të shkurtër 541 studentë me rezultate të larta në degët Ekonomi-Financë, Juridik dhe Teknologji Informacioni aplikuan për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Pas një procesi tejet transparent në përzgjedhjen e fitueseve, 53 prej tyre, sot janë këtu për të finalizuar ëndrrën e tyre. Vlen të theksohet fakti që mbi 50 % e studentëve, që do vazhdojnë Kursin Profesional të Policimit janë femra dhe kjo tregon më së miri se Policia tashmë ka një fytyrë tjetër, më sociale më humane, më njerëzore dhe më të fokusuar në zbatimin e ligjit dhe vetëm të ligjit.
Ky interes i jashtëzakonshëm për tu bërë pjesë e radhëve të policisë, na bën të ndihemi krenar, se lufta jonë kundër krimit në të gjitha format e tij dhe shërbimi i ofruar për komunitetin e kanë fuqizuar besimin e qytetarëve dhe në mënyrë të veçantë të brezit më të ri tek Policia e Shtetit.
Ndaj më lejoni që në emër të Policisë së Shtetit, t’ju uroj mirëseardhjen 215 vajzave dhe djemve, që falë dëshirës dhe pasionit të tyre për të qenë punonjës policie dhe pasi kaluan me sukses gjithë fazat e konkurrimit, sot gjenden këtu në mjediset e Akademisë së Sigurisë në Kolegjin Profesional të Policisë, për tu bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme, si dhe të 53 studentëve të cilët u përzgjodhën dhe fituan të drejtën për të ndjekur kursin në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit ku do të marrin bazat për tu bërë pjesë e familjes së madhe të Policisë së Shtetit.
Të nderuar Studentë dhe Kursantë,
Të jesh punonjës i Policisë së Shtetit është një mision sa fisnik, aq edhe i vështirë, ku kërkon përkushtim, ndershmëri dhe sakrificë.
Arsyeja thelbësore e ekzistencës së organizatës tonë është shërbimi ndaj publikut. Mos e harroni kurrë këtë dhe mos e braktisni kurrë këtë mision të rëndësishëm.
Uniforma, që nesër ju do të mbani, mbart në vetvete historinë, traditat dhe sakrificat e brezave të tërë të Policisë së Shtetit, që janë përballur pa kompromis me krimin duke mos kursyer as gjënë më të çmuar, jetën. Ky akt sublim i tyre është burim frymëzimi për ne, për ju, e për brezat që do vijnë në Policinë e Shtetit.
Periudhën që do të kaloni në këto mjedise uroj që ta shfrytëzoni për të mësuar sa më shumë dhe për të përfituar nga çdo mundësi, që Akademia e Sigurisë ju ofron në drejtim të shkollimit dhe formimit policor, me qëllim që të bëheni punonjës policie të denjë, me integritet dhe profesionalizëm të lartë.
Në sajë të një procesi shumëdimensional reformimi, sot Akademia e Sigurisë është shndërruar në një institucion të rëndësishëm të formimit dhe trajnimit policor, falë vëmendjes së shtuar të Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe partnerëve ndërkombëtar, të cilët gjej rastin t’i falënderoj.
Përmes programeve të shkollimit dhe të trajnimit të vazhdueshëm, po punohet në mënyrë permanente për trajnimin, edukimin dhe shkollimin e punonjësve të policisë, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve profesionale të strukturave të policisë.
Ky proces do të përmirësohet edhe më tej, me synim formimin e një trupe policore të aftë profesionalisht, për tu përballur denjësisht me sfidat e reja, me të cilat përballet Policia e Shtetit.
Të nderuar pjesëmarrës,
Viti 2018, shënoi progres të dukshëm në rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, rritjen e parametrave të sigurisë së rendit dhe asaj rrugore, rritjen e standardeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, si dhe parandalimin e goditjen e krimit ndërkufitar.
Rezultatet e arritura për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë vitit që lamë pas u vlerësuan nga partnerët ndërkombëtar si më të mirat e 30 viteve të fundit.
Ky angazhim do të fuqizohet edhe më tej gjatë këtij viti, me qëllim garantimin e parametrave optimal të sigurisë në të gjithë vendin, garantimin e një procesi të qetë zgjedhor, sigurimin e qetësisë maksimale për pushuesit gjatë sezonit turistik, kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Ju faleminderit!
Puthja e parë e Miley Cyrus ishte me një vajzë! Këngëtarja e...
Moda këtë verë duket se po ecën paralelisht me rehatinë.Pra ...
Nëse jeni të fiksuara pas modës, në këtë artikull do keni mu...
Revista “Time” i ka cilësuar atletet që mund të shihni në fo...
Beatrix Ramosaj është gjendur në një situatë disi të siklets...
Më në fund vendosën që ta pranojnë publikisht lidhjen! 45-vj...
Ai u rikthye në skenë pasi kaloi disa ditë të vështira, seps...
Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për katër të pan...
Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max, po kthehet në n...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Janë rritur së tepërmi numrat e personave, pra kandidatët e ...
Ditën e 2 Shkurtit i fejuari i Elvana Gjatës, Ervin Mata ësh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.14 të qytetit të...
KQZ është mbledhur sot për t’u dhënë mandatet katër deputetë...
Dje në një mbledhje të Asamblesë së LRI-së, kryetarja e Lëvi...
Nesër në orën 10 pritet të mbahet seanca parlamentare. Orari...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh kre...
Pasi kandidati në listat pritëse të PD-së për qarkun e Berat...
Seanca parlamentare pritet mbahet nesër në orën 10.00. Konf...
Moti për javën e ardhshme do të vijojë të jetë i kthjellët, ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...