web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta, deputetët socialistë në panik/  Kërkojnë garanci nga Lleshaj dhe Rama

4 Mars 2019, 10:54, Aktualitet CNA

Nesër në orën 10 pritet të mbahet seanca parlamentare. Orari është vendosur sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

Deputetët mësohet, se kanë kërkuar garanci për jetën nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pasi në orën 9 Opozita ka njoftuar zhvillimin e protestës.

Kjo kërkesë e deputetëve ka ardhur pasi një ditë më parë Policia, njoftoi se kanë informacione se rrezikohej jeta e tyre si dhe cënohej siguria kombëtare.

Në media raportohet se garancia nuk është dhënë vetëm nga Ministri Lleshaj por edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk do të ketë skena si javën e kaluar”, mësohet të ketë thënë Rama. Për të shmangur çdo përplasje, deputetët janë urdhëruar që në 09: 30, të jenë futur të gjithë në sallë./CNA.al





Lajmet e fundit nga