web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës/ Kryeministri i vetëm në botë që prodhon filma

2 Mars 2019, 08:03, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot, duke publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një tjetër rast, ku sipas tij portali, ?Shqiperiaqeduam.al?, i ka ardhur në ndihmë një qytetari të zakonshëm.

Kreu i qeverisë ka thumnbuar sërish opozitën, ndërsa thotë se mllefi i pengon të shohin vullnetin e palëkundur për të ndihmuar çdo njeri të zakonshëm.

?Mirëmëngjes dhe pa u mërzitur me disa që i kanë sytë për bukuri, po mllefi i pengon të shohin, e me vullnetin e palëkundur për t’iu gjendur pranë çdo njeriu të zakonshëm në nevojë për ndihmë, ju uroj një fundjavë të qetë?-shkruan Rama në postimin e tij.


Por, pas këtij postimi ka pasur jo pak reagime nga qytetarët.

? Shiko fshatrat e Kukesit dhe gjithe Shqipërisë, pa rrugë, pa kanalizime, pa ujesjelles dhe pa zhvillim. Eja ne fshatrat e Kosoves dhe shikoj si jane. Puno mor zoteri e leri keto postime qe nuk kan as nje peshe, por zhvillo fshat e qytet.?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar thekson se Rama është i vetmi kryeministër në botë që prodhon filma, referuar këtu postimeve që bën çdo ditë në rrjetet sociale. ?Me thuaj nje kryeminister ne bote, vetem nje prodhon e shet filma me tirazh te shkuter si puna jote. S?eshte mllef ky jo dhe mos u merzit kur te shajne natyrisht ka dhe gjera qe behen po ato i ke per detyre mos na i shit si aritje?-shkruan qytetari.

Po ashtu një tjetër qytetar thekson se ?Ate gjoben si tenden,ky qe ta ka zgjidh ty, mua ma kan marre me zor me grup te gatshem.?.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan se ajo që publikon kryeministri ëhstë vetëm reklamë. ?Mbas 8 vjetesh normale qe do mbarosh se duhesh per reklame?-shkruan komentuesi./CNA.al





Lajmet e fundit nga