web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Kryemadhi/ Zgjedhje të parakohshme në fund të Majit

1 Mars 2019, 19:23, Aktualitet CNA

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë një takimi me strukturat e LRI-së,  në njësin dy në kryeqytet, ka njoftuar të pranishmit të bëhen gati sepse zgjedhjet e parakohëshme do të mbahen se shpejti.

Ndër të tjera Kryemadhi shtoi se LSI është një forcë e besueshme për qytetarët dhe ju bëri thirrje të mos intimidohen.

?Mos u demoralizoni nga reagimet dhe deklaratat e ndërkombëtarëve. Mos hezitoni. Ne jemi një forcë e besuar tek qytetarët. Terreni është i juaji, hapësirat janë tuajat. Mos ndaloni, mos u ndikoni nga çdo lloj intimidimi që mund t?ju bëhet. Shkoni në terren, flisni me njerëzit dhe shtroni terrenin për zgjedhjet e Përgjithshme që do të zhvillohen në fund të Majit. Mos u habisni, në fund të Majit do të ketë zgjedhje të parakohshme?,– deklaroi Kryemadhi ./ CNA.al





Lajmet e fundit nga