Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në Jubileun e Besëlidhjes së Lezhës, e cila shpalli Platformën e Bashkimit Politik dhe Ushtarak të Kombit Shqiptar për çlirimin e Atdheut dhe krijimin e Shtetit Nacional, shqiptarët e Tuzit dhe liderët e tyre politikë kanë vendosur të jetësojnë porosinë e fundit të Gjergj Kastriotit:
Jini të bashkuar! Ashtu si thuprat në dorën e Gjinit të vogël, të cilat së bashku askush nuk mund t?i thyej.
Liderët e partive shqiptare në Mal të Zi me një vendim të lartë patriotizmi ulën flamujt e partive dhe vendosën të ngrenë Flamurin Shqiptar në Tuz, me Aleancën e përbashkët për zgjedhjet vendore që përfaqësohet me nr. 5.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar; Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" përshëndet dhe e përkrah pa
rezerva këtë Besëlidhje të Shenjtë, e cila vjen në Jubileun e pesë ngjarjeve kulmore të Kombit Shqiptar:
2 Marsi 1444 i Besëlidhjes Lezhës; 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë gjakatare milloshoviçiane; 20 vjetori i çlirimit të Kosovës; 10 vjetori i antarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe Rruga Euro-Atlantike e Maqedonisë dhe zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe, e cila u ba e mundur falë kontributit vendimtar të faktorit shqiptar atje.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar duke evokuar qëndresën heroike shekullore të Shqiptarëve të kësaj Treve për liri, pavarwsi e dinjitet kombëtar ju ban thirrje vëllezërve dhe motrave të Tuzit që të dalin masivisht në votime me moton: Një votë për Atdheun për të qenë përgjithmonë Zot të fatit të tyre në trojet etnike stërgjyshore.
Shqiptarët e Tuzit dhe të Malit të Zi janë mbartës të një historie të lavdishme 2000-vjeçare.
Nën udhëheqjen e Teutës e të Gentit, të Balshajve, të prijësit të tyre Cernejoviç – kunati i Gjergj Kastriotit, pjesëmarrës në Beslidhjen e Lezhës; të Lala Drekalit të Kuvendit të Kuçit – Aleancës Ballkanike kundër Perandorisë Turke; Norës së Kelmendit; të Hodo Sokolit; Baca Kurtit; Çun Mulës;
Ali Pashës Gucisë, Jakup Ferrit, të shquar në betejat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga coptimi i traktateve, konferencave antishqiptare të Fuqive të Mëdha në kurriz të trungut të Kombit tonë.
Malsia e Madhe është epiqendra e qëndresës antikomuniste.
Pikërisht në këtë Trevë liridashëse, e cila e mbajti në shekuj të pashuar pishtarin e Lirisë, lindi dhe u rrit Luani i Maleve, Ded Gjon Luli, i cili e ktheu Deçiçin në një Krujë të Dytë, duke shpalosur të lirë madhërisht mbi bedenat e kalasë së Bratilës, pas pesë shekujsh, Flamurin e Aleksandrit të Madh, Pirros, Teutës dhe Gjergj Kastriotit.
Historianët tashmë janë të bindur se Kryengritja e vitit 1911, qëndresa legjendare e trimave të Malsisë së Madhe, është gurëthemeli i Pavarwsisë së Shqipërisë.
Plaku i Vlorës, arkitekti i Nëntorit të Dytë, Ismail Qemali, e ka quajtur Ded Gjon Lulin: Pushkë e ngrehur për Shqiptarinë.
Deklaratën e Ismail Qemalit e sanksionon bukur kanga e Hana Nikëprelës:
Burrat në male e ruajtën Besën
Djepi i madh përkundi shpresën.
Vjen lavdia e Kastriotit.
Kuqezi Bratilja e Hotit.
Moj Malësi sa të ka hije,
Dallandyshe Pavarësisë;
Ded Gjon Luli u bë refren i patriotizmit kombëtar, siç e ka skalitur populli në vargje:
Kruja e Dytë Vlora e Parë
Ded Gjon Luli flamurtar;
Ded Gjon Luli, kërkesës kompromentuese për bashkëpunim të të derguarit të Sulltanit, Bedri Pashës, iu përgjigj:
“Nuk jam pasterma me u ter në trinë”, duke refuzuar kështu në këmbim të uljes së armëve një dhuratë prej mijëra napolonash të arta.
Po me kaq vendosmëri ky flamurtar i Kombit iu përgjigj flakë për flakë synimeve grabitqare të Knjaz Nikollës. Ai ia përplosi në sy Knjazit të Çetinës fjalët lapidare:
“Gospodar, na nuk luftuam për të nxjerrë jashtë një mbret e për të fut brenda një tjetër. Për këtë Besë po guxove ti prekësh trojet e mia ta
kam vu pushkën njëlloj si Sulltanit”.
Amaneti i të parëve është i shenjtë për shqiparët dhe te bashkimi qëndron forca janë e vendosmëria e përjetëshme për t?i dalë zot Atdheut.
Ded Gjon Luli u flijua në Altarin e Atdheut së bashku me familjen e tij për t?u bërë i pavdekshëm e burim frymëzimi për Komandantin e UÇK-së Adem Jashari e familjen e tij, familjen Haradinaj, familjen Lladrovci e qindra familje shqiptare e mijëra djemë e vajza të Kosovës, por dhe mbarë Kombit shqiptar që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.
Përkrah Ded Gjon Lulit luftuan me heroizëm sokoleshat e Malësisë. Populli i ka përjetësuar me vargjet:
Po luftojnë gratë e malit
Nora e Hotit e Tringa e Smajlit
Po lufton Tringa e Grudës
Flakë për flakë në grykë të pushkës.
Malësia e Madhe është epiqendra e qëndresës heroike dhe e Kryengritjes Antikomuniste të Kelmendit dhe Malësisë së Madhe nga burri i shquar i Vermoshit, Prek Cali, i cili për kontributin e tij historik në mbrojtje të trojeve të Malësisë së Madhe, të kufirit me Malin e Zi, është cilësuar ?Piramida e
Atdheut?, ashtu si Isa Boletini: ?Robin Hudi shqiptar?.
Shqiptarët e Malit të Zi janë vendosur gjithmonë në kahjen e drejtë të historisë. Ata ishin vendimtar në Pavarësinë e Malit të Zi dhe e ndihmuan me të gjitha mjetet dhe potencialin e tyre çlirimin e Kosovës.
Pikërisht për këtë kontribut të shquar që ata kanë dhanë për Atdheun dhe çështjen kombëtare, sytë e gjithë shqiptarëve në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Çamëri e Diasporë, me dt. 3 mars 2019, janë të drejtuar nga Tuzi.
Me dt. 3 mars 2019 vëllezërit tanë të bashkuar me zemër, besë, shpirt, me betim solemn para
Flamurit dhe Atdheut e kanë në dorë fatin e tyre.
Me dt. 3 mars ripërtërihet Besëlidhja e lashtë, e cila hodhi themelet e lirisë e të Shtetit Komb duke u bërë udhërrefyesja e Shqiptarëve për shekujt që do të vijnë.
Ashtu si në Lezhë, Prizren, Pejë, në Shkup e Junik, ku u vendosën fatet tona, edhe Tuzi do të vendosë përjetësisht për të ardhmen e kësaj Treve heroike të Atdheut, me votën e tyre referendare, për Tuzin Shqiptar.
Shqiptarët e Malit të Zi me votën e tyre, në Historinë e Re, përcaktuan Pavarësinë e Malit të Zi, antarësimin në NATO, asgjësuan Grushtin e Shtetit dhe mundësuan formimin e Qeverisë malazeze properëndimore.
Shqiptarët e Tuzit në mënyrë plebishitare me dt. 3 Mars 2019 do të vendosin me votën e tyre: Tuzi Shqiptar.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Ndonëse është organizatori i protestave masive, që prej javë...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ndodhet për...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjan...
Letra e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu drejtua...
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po fitojnë terren së...
Ditën e djeshme, pas kritikave të ashpra ndaj opozitës të Kn...
Ditën e sotme Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dekl...
613 kg kokainë e kapur në 2018 në Durrës është transportuar...
Në një postim në rrjetet sociale ish nënkryetari i Partisë D...
Nga ILIR RUSMALI*– Sot fushatës zgjedhore të dy mijë e shtat...
Në një postim të bërë në faqen e tij në rrjetet sociale, av...
Në Universitetin Bujqësor të Kamzës janë shkarkuar gjashtë p...
Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë për katër p...
Një zjarr ka rënë në kodrën e Kordhocës, e cila ndodhet pran...
Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 19 vjeçar ...
Ka një “dashuri” që vetëm Lulzim Basha mund ta realizonte. N...
Mësohet se kandidati për deputet, Edmond Rushi, i cili ishte...
Në një deklaratë për shtyp gjatë aktivitetit të dedikuar mas...
Zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit kanë sjellë reagimin e M...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...