web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas televizionit italian edhe gjermanët, kronikë për Shqipërinë

1 Mars 2019, 20:56, Aktualitet CNA

Televizionet gjermane kanë zhvilluar një kronikë për situatën politike të krijuar në Shqipëri.

Gazetarët t ZDF-së gjermane kanë ardhur në Tiranë për t?u informuar nga afër për gjithçka ka ndodhur në vend.

Kronika nis me situatën në Unazën e Re, ku mijëra shqiptarë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për arsyen e  zgjerimit të autostradës.

Emisioni i plotë:

?Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë?,- thuhet në kronikën e televizionit gjerman.

Problemin e sqarojnë edhe vetë banorët, të cilët thonë se nuk e dinë ku do shkojnë.

?Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qira dhe pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Unë jam 63 vjeç?,- thotë një grua.

?Jo vetëm brezi im, por edhe fëmijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje?,- thotë një tjetër banor.

Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë, thotë ZDF, ndërsa e quan këtë një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri.

Pjesë e kronikës është bërë edhe gazetarja e News 24, Klodiana Lala , e cila ka publikuar në media pjesë përgjimi që zbulojnë sesi anëtarë të qeverisë kanë blerë vota në zgjedhjet e fundit duke përdorur pjesëtarë të bandave mafioze.

?Unë kam 6 njerëz. Ok, thuaji Kryetarit të Bashkisë, Vangjushit, t?u japë atyre lekët që të votojnë siç duhet?,- thuhet në njëra nga bisedat e përgjuara.

Në një bisedë tjetër thuhet se një person duhet të kthejë lekët mbrapsht, sepse nuk ka votuar siç duhet. Kjo provon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të fshehta.

E nisur nga këto përgjime, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin, e gjuajnë edhe me vezë në Parlament.

?Aktualisht, Shqipëria nuk po bën përparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa. Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen:,- theksohet ndër të tjera në kronikë.

Televizioni gjerman ZDF e mbyll shkrimin me një pyetje: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?! / CNA.al

 





Lajmet e fundit nga