web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“U grimova me makijazhin e mamit!” Olsi Bylyku tregon pse fshiu klipin, por ne e gjetëm!

2 Mars 2019, 10:10, Lifestyle CNA

Nuk e dinim por përpara se të vinin me projektin e tyre ?Si të flas?, Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama kishin bërë një tjetër këngë bashkë.

Kështu që performanca e tyre në ?Këngën Magjike? nuk ishte bashkëpunimi i tyre i parë. Por nëse pyesni pse nuk e keni parë asnjëherë, fajin e kishte klipi dhe pamja e dy këngëtarëve.

 ?Ishte një katastrofë dhe e fshimë se nuk na pëlqeu vetja fare. Grimin e bëmë vetë, se i mora makijazhin mamit?, tregoi Olsi Bylyku në emisionin ?Rudina?.

Por ne kërkuam dhe arritëm që të gjenim klipin e realizuar në 2018-n dhe i japim plotësisht të drejtë dy këngëtarëve.





Lajmet e fundit nga