web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letra e veçantë që mori Thaçi/ Përkrahje për njohjen e Kosovës nga Serbia

2 Mars 2019, 20:28, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi publikoi letrën e ish-zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden. Në letrën drejtuar Z. Thaçi nga Z. Biden shprehet përkrahja dhe mbështetja e ish-zëvendëspresidentit në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Postimi i plotë:

Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë. HTH / CNA.al





Lajmet e fundit nga