web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama përsërit qëndrimin/ Do të çojmë në fund mandatin

27 Shkurt 2019, 12:02, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur gjatë një takimi të zhvilluar sot në Kryeministri, me koordinatorët e ?Bashkëqeverisjes?, ka ripërsëritur qëndrimin e tij, për të mos dhënë dorëheqjen.

Rama u shpreh i vendosur se mandatin e marrë në vitin 2017 do ta dërgojë deri në fund, pavarësisht protestave të opozitës.

“Gjatë këtij mandati ne do të mund të çelim kantierin më të madh në historinë e universitetit për të kryer një transformim epokal në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur për të dëgjuar dhe të reagojmë kur ajo që dëgjojmë na mëson dicka, pa pasur për asnjë moment atë tendencën për të thënë ‘Jo’ apo të bëjmë sikur nuk kemi dëgjuar. Zëri i qytetarit nuk është vetëm kur ai zgjedh, aty është gjykimi, zëri duhet të dëgjohet gjatë gjithë kohës.  Sa shumë njerëz në fushatë janë përpjekur të thonë unë jam zëri juaj dhe gjithcka e ka marrë era, por me ne është ndryshe” tha ndër të tjera Rama.





Lajmet e fundit nga