web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anulohet seanca e Kuvendit/ Basha nuk heq dorë nga protesta

20 Shkurt 2019, 17:16, Aktualitet CNA

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku u vendos përfundimisht për djegien e mandateve, kreu i PD Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bëhen pjesë e protestës së nesërme.

Basha i ka ftuar qytetarët që nesër në orën 10:00,  të mblidhen të gjithë para Kuvendit të Shqipërisë, për të protestuar kundër qeverisë, ndonëse më parë kryeparlamentari Gramoz Ruçi anuloi seancën e nesërme të Kuvendit.

?Ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e protestës së nesërme. Të gjithë para Kuvendit në orën 10:00, të bëhemi një për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme?,- është shprehur Lulzim Basha.

Ndër të tjera Basha, ka shtuar se duhet të çojmë deri në fund betejën europiane dhe t?i hapim derën Shqipërisë për tu integruar.

Basha ka shtuar se do i përkrahin të gjitha shtresat veçanërisht ato në nevojë, bizneset, fermerët dhe për të rinjtë do të bëhet e pamundura që të dëgjohet zëri i tyre.

?Beteja më e rëndësishme të marrë në dorë fatin e vet. Këtë betejë do ta fitojmë të gjithë së bashku?,- ka deklaruar Lulzim Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga