web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi për mandatet/ Basha: Nuk kemi rrugë tjetër

20 Shkurt 2019, 16:39, Aktualitet CNA

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku u vendos përfundimisht për djegien e mandateve, kreu i PD Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat.

Sipas Bashës, vendimi për djegien e  mandateve,  pasi  është shteruar çdo mundësi tjetër për t’u kthyer legjitimitetin institucioneve.

‘Ne kemi zgjedhur ti përgjigjemi urdhërit të sovranit se nuk kemi rrugë tjetër. Vendimi i marrë sot është vetëm fillimi i një beteje, por unë e di që ne do ta fitojmë këtë betejë sëbashku. Ne synojmë të cojmë deri në fund betejën tonë në perspektivën evropiane”, ka thënë Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga