web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa më larg të jetë e mundur/ Mos dilni kurrë me njerëz të tillë

5 Shkurt 2019, 19:40, Aktualitet CNA

Manipuluesi

Këta persona janë të sukesshëm në atë që bëjnë, janë aq të aftë sa që ti as që do ta ndjesh që janë duke të manipuluar. Për ndonjë arsye që nuk dihet ende diçka është e fikur tek ta. Gjithsesi nuk mund të ta hedhin për shumë gjatë pasi instinkti juaj do ta ndjejë që diçka nuk shkon me ta. Objektivi i tyre është që të hyjnë në jetën tuaj, të fitojnë besimin tuaj dhe më pas t?ju përdorin si të dëshirojnë.

Tallësi

Emri e thotë të gjithën. Tallësit e gjejnë gjithnjë një arsye për të marrë kënaqësi nga vuajtja e të tjerëve. Atyre u pëlqen që të ofendojnë dhe të ulin të tjerët. Duke ofenduar të tjerët fitojnë një ndjesi vetëkënaqësie dhe mendojnë se kanë bërë diçka të mirë. E vetmja mënyrë për të duruar këta persona është mos ta marrësh personalisht çfarë bëjnë apo çfarë thonë.

Egoisti

Një egoist do të dalë me ty thjesht për të shfaqur imazhin që ka për veten. Duan që të tjerët ti shohin si persona të rëndësishëm. Nëse takimet me ty do ta ndihmojnë që të përmirësojë situatën e tij do të të ngjitet nga pas derisa të vendosë që shoqëria juaj nuk i ushqen më egon.
Në të vërtetë nuk janë të interesuar për shoqëri, i intereson thjesht që të përmirësojnë identitetin e tyre nëpërmjet shoqërisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga