web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrveshja me Serbinë/ Thaçi: Kosova nuk pranon marrëveshje pa miratimin e Uashingtonit

5 Shkurt 2019, 17:29, Aktualitet CNA

Presidenti i Kosovës i qenë prezent në një mbledhje të bërë në Uashington, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pasqyroi bisedimet me ekspertë dhe thekson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë konstatim i përbashkët.

Sipas Thaçit njohja e Kosovës nga Serbia dhe pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara është qëllimi kryesor.

?Ishte kënaqësi bashkëbiseda me ekspertët e Ballkanit Perëndimor në ?Council on Foreign Relations?, në Uashington DC. Marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte konstatim i përbashkët se do të sjellë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon. Ndonëse nuk do të jetë fare proces i lehtë, arritja e kësaj marrëveshjeje është e vetmja rrugë përpara për të evituar rikthimin në tensione dhe konflikte. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është qëllimi ynë kryesor. Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vital për Kosovën, sepse sa herë Kosova ka qenë bashkë me Shtetet e Bashkuara, ka dalë gjithmonë fitimtare. Edhe nëse kompromiset e bëra janë dukur të rënda në fillim, më vonë është treguar se kanë qenë vendimet më të mira strategjike. Kosova nuk do të pranojë asnjëherë një marrëveshje që nuk është e pranueshme edhe për Uashingtonin. HTH?,-shkruan Thaçi./CNA.al





Lajmet e fundit nga