web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për kërcënim ndaj sekretarit të PS/ Reagon djali i kryebashkiakut

3 Shkurt 2019, 13:13, Aktualitet CNA

Edjon Hila, djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hilës ka reaguar pas denoncimit të Sekretarit për Mediat dhe Çështjet Sociale i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Elton Cekës.

Në një njoftim për mediat, Hila ka thënë se ka qenë vetë Ceka ai i cili e ka ftuar në shtëpi, pasi kishin lënë të takoheshin.

?Sqaroj opinionin publik, mediat, miqtë që më kanë telefonuar që në orët e para të kësaj të diele, se nuk kam asnjë lidhje me deklaratën e bërë publike nga Agron Ceka.

Në lidhje me rastin që pretendon Agroni kam bërë deklarimin tim në Komisariatin e Policisë Vau Dejës, ku është e shkruar e zeza mbi të bardhë, dhe nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi.

Sa i takon takimit tonë një ditë më parë, po ju sqaroj në detaje: ?E kam telefonuar duke i kërkuar një takim, më tha që ishte në shtëpi në fshatin Kosmaç. I kërkova të pinim një kafe por e refuzoi për shkak të keqinterpretimit që mund të krijohet ngaqë është Drejtor i Shkollës Pyjore në Shkodër.?-u shpreh ai.

Më tej, djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës shtoi se  është habitur nga kjo deklaratë dhe thekson se kjo është bërë, pasi po afrohen zgjedhjet lokale.

?E mirëkuptova dhe u takuam pak metra para banesës së tij.

E njoh personalisht, dhe jam i habitur për këtë deklaratë.

Megjithatë duket qartë se kjo deklaratë e nxituar është për shkak të afrimit të fushatës elektorale.

Theksoj se me Agronin, nuk kam pasur asnjëherë asnjë keqkuptim, debat ose ndonjë konflikt. Duke pasur parasysh figurën e tij prej një mësuesi që jep kontributin e tij ëdo ditë në edukimin e brezit të ri ngela i shokuar nga keqpërdorimi i tij pasi sië më kanë informuar mbrëmë ka bërë një kallëzim ndaj meje, ku po të hapen kamerat në Komisariatin e Policisë  Vau-Dejës, shihet qarte që nuk është vendim i tij personal, por i partisë që ai përfaqëson pasi brenda në komisariat e shoqëronte edhe Kryetari i PS Vau-Dejës.

Ftoj Prokurorinë që të hetojë në lidhje me këtë rast pa u ndikuar politikisht, ndërkohë që për Agronin kam një këshillë miqësore, mos bie pre e politikës për interesa të ngushta meskine.

Miqësisht Edjon Hila?-shkruan në njoftimin e tij Edjon Hila./CNA.al





Lajmet e fundit nga