web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përdhunimi në grup i 13-vjeçares/ Zbulohen detaje tronditëse

3 Shkurt 2019, 10:46, Aktualitet CNA

Detaje tronditëse janë zbuluar për përdhunimin e 13-vjeçares, ndodhur në një shkollë të Kavajës, që u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme.

Në denonci9min e bërë publik nga Berisha thuhej se një 13-vjeçare ishte përdhunuar nga 8 djem të shkollës 9-vjeçare ?Rilindja? në Kavajë dhe se kjo ngjarje ishte fshehur nga instancat, madje drejtoresha e Zyrës Arsimore të Kavajës nuk kishte marrë asnjë masë ndonëse kishin kaluar 2 muaj.

Ndërsa, pak orë pas publikimit të lajmit, disa nxënës të kësaj shkolle kanë thënë se përdhunuesit nuk kanë qenë 8, por 16 persona raporton JOQ.

Mësohet se 14 nga ta janë nxënës të shkollës ?Rilindja?, ndërsa 2 të tjerë janë gjimnazistë.

Më i tmerrshëm është fakti që vajza nuk e kishte denoncuar ngjarjen, pasi djemtë e e kërcënonin me publikimin e një video intime mes saj dhe të dashurit në rrjetet sociale apo tek prindërit e saj.

Kjo ka qenë arsyeja pse vajza ka duruar përdhunimet në grup që kanë zgjatur për plot dy muaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga