web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blogerja flet për ata që e urrenin: '9 vite më vonë, ata e dinë akoma emrin tim!'

3 Shkurt 2019, 19:30, Aktualitet CNA

Vëmendja ndaj blogeres së famshme Chiara Ferragni është shtuar edhe më pas lindjes së bebushit Leo.Mes biznesit, famës dhe jetës si nënë e re, blogerja italiane u është përgjigjuar pak orë më parë gjithë pyetjeve që fansat i drejtuan në rubrikën ?Ask me? të Instastory-it.

Nisur nga thashethemet dhe komentet negative që s?janë të pakta rreth saj, njëri prej tyre e pyet Chiara-n si ja del ta menaxhojë.

 

?Si ja del me haters-at? Ndonjëherë komentet e tyre më demoralizojnë mua.?-shkruan dikush.

?Njerëz të tillë ka kudo. Në jetën tënde të vërtetë dhe atë virtuale. Duhet të jesh i përgatitur për këtë. Unë kam patur njerëz që s?më kanë dashur që në 2008-ën, (përpara se blogu im të lindte)  dhe gjithnjë kam menduar se është pjesë e kësaj loje. Pjesa më e keqe është janë ata, haters-at e jetës reale.

Njerëz snobë që ishin pjesë e industrisë së modës prej shumë vitesh, të cilët unë i takoja tek eventet e mia të para në lidhje me modën, në 2010-ën. Ata thoshin para meje: kush do ta mbaj mend emrin tënd pas 6 muajsh? Kjo më dha forcë për t?i treguar se jam gabim. Thënë shkurt, 9 vite më vonë, ata ende e dinë emrin tim.?

Përpos faktit se është më shumë se e suksesshme në fushën e saj, Chiara tregon se të lumtur e bën vetëm familja e saj.

?Bebi dhe im shoq më bëjnë të lumtur. Familja ime, shokët e mi të vërtetë dhe qeni im.Puna dhe karriera që ndërtova për veten time.Më bën të lumtur gjithashtu fakti që kur shkoj për të fjetur jam krenare për atë që jam.?- vazhdon Chiara, e cila thotë se familja nuk e ka penguar aspak të jetë kaq e suksesshme në bizneset e saj. Sipas saj, çelësi është vetëm balanca!





Lajmet e fundit nga