web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të grabiste një makinë/ Arrestohet shqiptari në Itali

3 Shkurt 2019, 08:21, Aktualitet CNA

Një tjetër shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur duke tentuar të grabiste një automjet të parkuar.

Mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme, policia e Aprilias ka arrestuar një shqiptar në rrugën Artemisio.

Nga mediat italiane bëhet me dije se n pranga ka rënë shtetasi Besnik.G, 37 vjeç.

Arrestimi është bërë rreth orës 03:00 të mëngjesit teksa shqiptari po tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë.

Nga policia mësohet se 37-vjeçari ka bërë rezistencë dhe është përplasur me forcat e policisë.

Shqiptari është dërguar drejt burgut të Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./CNA.al





Lajmet e fundit nga