web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLP dhe KLGJ pro zhvatjes me ligj/ Zbardhet kërkesa abuzive

3 Shkurt 2019, 11:34, Aktualitet CNA

Absurditetet në sistemin e drejtësisë nuk kanë të ndaluar. Sistemi më zhvatës në Shqipëri, kërkon të kthejë absurditet në normë dhe standart.

Dy institucionet më të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, kërkojnë zhvatje me Ligj.

Dy institucionet ne fjalë i janë drejtuar Komisionit të Ligjeve, në lidhje me financimet për vitin 2019.

Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon një staf me  144 punonjës. Gjithashtu kërkon 272 milionë lekë për pagesat e tyre, gjatë vitit 2019.

Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon një staf prej 75 punonjësish dhe  215 milionë lekë për t?i paguar gjatë  vitit 2019.

Në total KLGJ dhe KLP i kërkojnë Kuvendit 487 milionë lekë për 2019.

Por, numri i punonjësve që ata i kërkojnë staf është thuajse sa gjysma e numrit të gjyqtarëve apo i prokurorëve.

Dhe absurditeti fillon që në këtë pikë.  Këshilli i Lartë Gjyqësor, që do të merret me gjyqtarët, do 144 veta staf, ndërkohë e gjithë trupa gjyqtarëve është 400.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  kërkon 75 veta staf,  ndërkohë që trupa e prokurorëve me të cilët do të merren është 300.

Është e vërtetë që këto dy institucione janë kyçe për funksionimin e drejtësisë së re, por kjo nuk do të thotë se duhen përdorur për të zhvatur taksat e qytetarëve apo për të kthyer ndere dhe favore.

Kujtojmë se Kontrolli i Lartë i Shtetit , kontrollon të gjithë shtetin dhe ka 120 veta staf  kontrolli, përfshirë dhe adminsitratën bëhen 170./CNA.al





Lajmet e fundit nga