web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-denoncim/ Gjendja e frikshme e konvikteve të Shkodrës

3 Shkurt 2019, 12:28, Aktualitet CNA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka bërë publike gjendjen e frikshme në konviktet e Shkodrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia shkruan se pavarësisht deklaratave të qeverisë se studentëve u janë plotësuar kërkesat, e vërteta qëndron krejt ndryshe.

?Konviktet e studentëve në Shkodër vatër sëmundjesh

Meqenëse meraku i qeverisë që orienton mediat prej disa ditësh, është se studentëve u janë plotësuar kërkesat e duhet të kthehen në mësim, po sjell në vëmendje, edhe të mediave, kushtet mesjetare të konvikteve të studentëve në Shkodër!?-thotë ai.

Sekretari i PD-së thekson se kushtet e këtyre konvikteve janë primitive dhe burim i sigurt sëmundjesh.

?Siç e shihni nga fotot, nuk janë thjesht kushtet primitive, por mbi të gjitha ato higjienike! Pamjet nuk kanë nevojë për koment, kjo situatë është burim i pastër sëmundjesh! Në një shtet normal, konvikte me këto kushte duhej të ishin mbyllur urgjent! Si mund të lejohet që aty të jetojnë njerëz, studentë, me lagështirën ulëritëse, që dallohet edhe me sy të lirë, kur e sheh godinën nga jashtë!?-vijon ai.

Më tej, ai pyet se çfarë është duke bërë ministrja e re e Arsimit, përveçse reciton në media.

?Këtu kufijtë e papërgjegjshmërisë janë kapërcyer! Të lejosh që ato ambiente të përdoren nga studentë, është akt vrasës, kriminal! Çfarë bën zonja ministre e re e Arsimit, përveçse del e reciton në media, se qeveria u ka plotësuar kërkesat studentëve? A nuk janë studentë, këta që jetojnë në këto kushte horror në Shkodër??-shkruan ndër të tjera Bardh Spahia./CNA.al





Lajmet e fundit nga