Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Projektligji me iniciativë nga Ministria e Financave thotë se qeveria nuk do të ketë më të drejtë ligjore të pranojë ?propozime të pakërkuara? për koncesione të llojit të atyre që aktualisht i mundësuan të njëjtës qeveri të nënshkruajë mbi 1 miliardë euro kontrata ndërsa relacioni shoqërues shpjegon se ndryshimi ka ardhur si pasojë e ?rekomandimeve? nga institucionet ndërkombëtare, të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Projektligji u përgatit nga Ministria e Financave gjatë kohës që kjo ministri drejtohej nga ministri Arben Ahmetaj, i cili u zëvendësuapak ditë më parë nga Anila Denaj. Ai u dorëzua në Kuvend nga Këshilli i Ministrave më 9 janar 2019.
?Ky projektligj përcakton shprehimisht që pas datës 1 korrik 2019 nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë?, shkruhet në relacionin e publikuar në faqen në internet të Kuvendit të Shqipërisë.
?Referuar rekomandimeve të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, si FMN, Banka Botërore, SIGMA-OECD dhe duke marrë shkas se tendenca e shteteve ndërkombëtare gjatë viteve të fundit është ajo e reduktimit të propozimeve të pakërkuara kemi propozuar kufizimin e së drejtës së identifikimit e të zhvillimit të propozimeve të projekteve të koncesionit/PPP, nëpërmjet propozimeve të pakërkuara nga sektori privat,? thuhet në relacion.
?Me anë të këtij projektligji është propozuar që nga data 1 korrik 2019 të lejohen propozimet e pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror,? vijon më tej argumentimi i Ministrisë së Financave.
Qeveria aktuale është kritikuar në Shqipëri dhe jashtë saj për një mori kontratash koncesionare me vlera të konsiderueshme, të cilat janë realizuar ose me ligje të veçanta që shmangin konkurrencën dhe përcaktojnë paraprakisht fituesin, ose përmes ?propozimeve të pakërkuara?, të cilat në praktikë eliminojnë konkurrencën dhe përcaktojnë me vendim qeverie një avantazh të pathyeshëm për propozuesin, duke e bërë garën pasuese thjeshtë formalitet.
Institucione të ndryshme, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamentin e Shtetit të SHBA apo Komisionin Europian kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi format ekstraligjore të ndjekura nga qeveria aktuale për negocimin e kontratave koncesionare në kurriz të taksapaguesve.
Kështu, sipas FMN, ?kuadri i punës së qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimit, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm,? dhe fondi pati kërkuar në fillim të vitit 2018 ndalimin e dhënies së koncesioneve të reja.
Sipas Departamentit të Shtetit, ?përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.?
Komisioni Europian detyroi qeverinë shtatorin e kaluar të heqë dorë nga ligji fillestar që parashikonte negocim privat me kompaninë Fusha sh.p.k për ndërtimin e një teatri kombëtar në shkëmbim të zhvillimit të një pjese të tokës publike të zënë nga ndërtesat ekzistuese të teatrit, për shkak se ligji sillte kufizim të konkurrencës.
Qeveria njoftoi të hënën më 21 janar tërheqjen nga faza e negocimit për kontratën më të madhe koncesionare të saj, atë për segmentin rrugor Thumanë-Kashar me distancë 21 kilometra dhe me kosto të përgjithshme prej 435 milionë eurosh, pa dhënë shpjegime për shkaqet që sollën anulimin./Birn
VeshjaPërshtypja e parë, është ajo që vlen dhe nuk ka një mu...
Ditën e sotme Prokuroria e Korçës ka ndaluar së hetuari çësh...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në ambjentet e...
Nëse fillon të programosh momentet në të cilat do të kryesh ...
Ditën e sotme pasi zhvilloi një vizitë në qytetin e Elbasani...
Që prej krizës financiare globale të një dekade më parë, num...
Marsi, planeti dominant i Dashit do të jetë në prapavijë, ng...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka emëruar sot...
14 persona, mes të cilëve shqiptarë dhe italianë janë vënë n...
Janë gati për të bërë sakrifica.Zakonisht marrëdhëniet kërko...
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rritje ditët e fundit...
Pas një shpërthimi që ka ndodhur në një dalje që furnizon mi...
Një studim ka treguar se gratë që mbajnë reçipeta për 24-orë...
Kryeministri Edi Rama pas vizitës që kishte në Elbasan, ka z...
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Shenjat e Dashit dhe të Luanit, karakterizohen nga një kokfo...
Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili pak ditë më parë u zgjo...
Partia Demokratike ka reaguar pas valës së shkarkimit në rra...
Ish-ministrja e Integrimit në qeverinë “Rama 1”, Klajda Gjos...
Pjesa më e madhe e grave që vuajnë nga mosmbajtja e urinës,k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...