web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorina Mema tregon vështirësitë e adoleshencës të vajzës së saj: “E kam vuajtur shumë, çdo goditje e merrja unë!”

21 Janar 2019, 10:40, Lifestyle CNA

Një ndër personazhet e ftuar në emisionin ?Thumb? Në Abc News ka qenë edhe Dorina Mema.

Veç këshillave për të mbajtur trupin në formë, ajo ka folur paksa edhe për jetën e saj personale duke nisur nga marrëdhënia me vajzën e deri tek ajo me bashkëshortin.

Dorina është shprehur se me vajzën kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë, por duke patur parasysh faktin se vajza e saj është adoleshente, nuk mund të mos e pyesnim për vështirësitë që ka kaluar me të, ashtu si çdo nënë.

?Krizë adoleshence që bëjnë si gështenja, e ka kaluar atë fazë. Ku unë vërtet e kam vuajtur shumë sepse unë i haja të gjitha goditjet.

Unë e vuaj sepse realiteti jonë është ndryshe, realiteti është ku je ti unë po laj banjën, po bëj gjellën, po laj enët, ndërkohë që fëmijët tanë e kanë mendjen fluturon gomari fluturon, sepse ashtu është brezi. Unë kam bërë pak xhandarin, kam qenë pak e dhunshme, kontrolluese. E nxorra vet i thashë kjo është jeta, të pëlqen kjo shëmti??- ka treguar Dorina duke nënkuptuar se fazën më të vështirë me Irsin e kanë kaluar dhe tashmë çdo gjë shkon mjaft mirë.





Lajmet e fundit nga