web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhën dy biznese dhe një makinë/ Arrestohen autorët në Durrës

20 Janar 2019, 10:31, Aktualitet CNA

Tre persona të dyshuar për vjedhjen e një automjeti dhe dy bizneseve janë arrestuar në qytetin e Durrësit.

Në pranga kanë rënë shtetasit J.P, E.P, dhe Q.R.

Dy shtetasit J.P. dhe E.P. dyshohen si autorë të vjedhjes të dy bizneseve në Durrës.

Dyuke bashkëpunuar me njëri – tjetrin, këta dy shtetas gjatë natës së 19 janarit 2019, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një biznes ku kanë marrë një sasi parash si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes tregtar.

Ndërsa, shtetasi Q.R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip ?Benz?, të cilin policia ia ka sekuestruar në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreza makinash.

Të gjitha materjalet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga