LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasi për vdekje mësuesen/ Autori lihet i lirë

14 Janar 2019, 10:40, Aktualitet CNA
Përplasi për vdekje mësuesen/ Autori lihet i lirë

Gjykata e Apelit në qytetin e  Korçës ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Faktit për Çlirim Hoxhën, drejtuesin e mjetit, i cili shkaktoi aksidentin ku humbi jetën mësuesja ne Arrëz të Devollit.

Hoxha është lënë i lirë, por apeli ka vendosur garanci pasurore 3 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja e rëndë, ku humbi jetën mësuesja, ndodhi para një muaji, ku makina doli nga rruga dhe përplasi makinën ku ndodhej viktima.

Nga ky aksident ndërroi jetë Luiza Dule, 48 vjeçe. Në automjet bashkë me të ndodheshin edhe katër mësues të tjerë, të cilët po shkonin në punë në shkollën e  Arrëzës./CNA.al

Lajmet e fundit nga