web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti i keq/ Pezullohet mësimi në disa qytete

14 Janar 2019, 10:12, Aktualitet CNA

Moti i keq me temperatura të ulëta dhe dëborë të madhe ka krijuar probleme të shumta në shumë qytetet dhe zona malore të vendit.

Mësimi në disa shkolla të Kukësit, Dibrës dhe Korçës ka ditë që është ndërprerë, për të rifilluar pas një përmirësimi të kushteve klimaterike.

Ndërkohë, edhe në tre shkolla të Bashkisë Elbasan, Labinot Mal, në Qaf Shmil dhe në Lukaxhi është pezulluar mësimi.

Ndërsa, në bashkitë Librazhd e Përrenjas, mësimi është ndërperë në 8 shkolla./CNA.al





Lajmet e fundit nga