web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si dikur në kohën e skamjes/ Pesë orë në këmbë për të blerë ilaçe

13 Janar 2019, 19:45, Aktualitet CNA

Bora e dendur dhe mungesa e borëpastrueseve ka sjellë bllokimin e rrugëve dhe izolimin e shumë fshatrave të zonave malore, duke rilthyer episode e harruara të kohës kur vendi sundohej nga skamja e mizerja masive.

Kur si pasojë e paaftësisë së qeverive për krijimin e kushteve për të përballuar me sa më pak dhimbje situatat e jashtëzakonëshme të motit banorët e ngratë detyroheshin të dyluftonin me natyrën.

Së bashku me lajmin se  pas katër ditëve me reshje të dendura dëbore shume fshatra  të Bulqizës vazhdojnë të mbeten të izoluara pasi pjesa më e madhe rrugëve në Fushë Bulqizë, Zerqan, Martanesh, Shupenze, Ostren, Trebisht ende janë bllokuara,Top Channel sjell edhe histori mjërëzore.

Kështu njëri prej banoreve  tregon se vajzën e sëmurë e kanë mbajtur në krahë deri në rrugën kryesore për ta transportuar më pas në spital. Në fshatra të njësisë Zerqan banorët janë detyruar të hapin rrugën me forcat e tyre, sepse përndryshe nuk mund të furnizojnë bagëtinë me bazë ushqimore.

Ali Muça, banor i fshatit Orzhanove në njësinë administrative Ostren ka udhëtuar 5 orë në këmbë deri në Shupenzë për të blerë ilaçe, nga që, sipas tij, Bashkia nuk ka marrë masa për hapjen e rrugëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga