Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Nga Berat Buzhala
Të premten e kaluar Edi Rama e bëri selektimin final të gazetarëve. Kjo listë ka rrezik që nuk do të përtërihet deri pas zgjedhjeve të ardhshme.
Mbrëmja e të premtes është e varfër në televizionet e Kosovës, që të mos them edhe e shtuna dhe e diela, prandaj rëndom, kur jam në shtëpi, kur nuk bëj asgjë, i vizitoj televizionet e Shqipërisë. Aty, të premteve, mund ta takosh Iva Alikon, Linda Morinën, por edhe Edi Ramën. Po flas për emisionin “Zonë e Lirë”, me autor Arian Çanin. Aty para një jave ishte Linda (jo bashkëshortja e Edit), mbrëmë ishte Edi.
Parimisht Linda dhe Edi nuk mund të krahasohen. Të dy janë artistë, por Linda është pakrahasimisht më e dobët, ndonëse më e ndershme dhe më e pazarar. Ajo aktrimin e ushtron me forca vetjake, derisa kryeministri i Shqipërisë me taksa të shqiptarëve.
Dallimi tjetër në mes këtyre dyve është që kur shfaqen në studio televizive gazetarët abuzojnë me Lindën, kurse Edi abuzon me gazetarët. Kjo për faktin se Linda nuk i njeh pronarët e gazetarëve, ndërsa Edi po.
Gazetarët janë kafshë interesante. Kur e kanë para vetes llojin e Lindës, ose Iva Alikos, është fantastike t’i shikosh se si ndihen të pacensurë dhe me liri të plotë të shprehjes, duket se po përjetojnë orgazëm. Janë në gjendje t’ua bëjnë të gjitha pyetjet që u bien ndërmend. Mënyra se si gazetarët i marrin në pyetje ato, ose ndonjëherë edhe ata, se si i intervistojnë, se si i bëjnë “horë” para botës, është një perversitet i llojit të vet. Të kënaqesh kur ia ekspozon botës një person me aftësi të kufizuara, do të duhej të cilësohej si një “krim federal”.
Në anën tjetër, kur në po të njëjtën studio, kur në po të njëjtën karrige ul menderet kryeministri i shtetit, prapë ne vazhdojmë të kemi një abuzues dhe një të abuzuar, përveçse këtë herë i abuzuari është gazetari. Tash e kemi raportin e përmbysur. Gazetari më duket si Linda Morina, ose Iva Aliko, kurse kryeministri është perversi. Është ky i fundit që gëzon liri të plotë të shprehjes, që është i sigurt që askush nuk do t’i thotë që duhet të lirosh studion sepse iku koha që e kisha rezervuar për ty. Mund të jetë e kundërta, që Rama ta thërrasë pronarin dhe t’i thotë mbylle këtë emision sepse mjaft ishte për sonte.
Të premten, pra, kur po e ndiqja kryeministrin Rama derisa po e bënte selektimin final dhe suprem se kush ishte Kadri dhe kush nuk ishte Kadri, isha i nderuar që në Top Listën e Ramës të gjendesha në anën e Kadrive.
Për lexuesit nga Kosova duhet ta sqaroj se kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka kategorizuar shqiptarët në kadrinj dhe jokadrinj. Kadriu në librat e Ramës është një person i pagdhendur, malok, i keq, i parruar, i pambajtur, i paveshur, dhe çdo gjë tjetër që e ka një “pa” përpara. Pse Rama e ka zgjedhur për protagonist Kadriun, e jo ta zëmë Stefanin, a Dhimitrin, kjo është një mesele në vetvete. Kadri është një emër mysliman, që gjendet kryesisht në pjesën verilindore të Shqipërisë, e posaçërisht edhe në Kosovë. Madje, në Kosovë është edhe një Kadri mjaft i njohur – kryetar i Kuvendit. Madje, protagonisti fillestar i Ramës quhej saktësisht Kadri Veseli, ashtu sikur edhe quhet kryetari i Kuvendit të Kosovës. Për Ramën, Kadriu, Hasani, Muhameti, Ibishi dhe të tjerët që i kanë emrat e vjetër myslimanë stereotipizohen si anakronik.
Të kthehemi tash te lista që Cani e kishte përgatitur për Ramën. Le ta quajmë këtë edhe si Lista e Qytetërimeve. Kadrinjtë janë barbarët, ose plebenjtë, kurse jokadrinjtë janë qytetarët, ose patricët. Ironikisht këtë ndarje Rama është kujdesur ta bëjë edhe në mënyrë praktike gjeografike, përmes oligarkëve të tij. Kadrinjtë, në kokën e Ramës, fillojnë aty ku e ka vënë traun Shefqet Kastrati. Kadrinjtë, për t’u futur në qytetërim i paguajnë oligarkut të Ramës nga 5 euro. Me shumë dëshirë Rama do ta bënte këtë 50 ose 500 euro. Ose edhe me më shumë dëshirë do ta bënte që të mos blihej fare hyrja në civilizim. Ose ke lindur ose nuk ke lindur i qytetëruar. Mirëpo, djallëzia prapa kësaj ndarjeje që e bën Rama është politike. Të gjitha ata intelektualë, gazetarë, njerëz të pavarur, që janë kundër konceptit të Rilindjes së Ramës, prej këtij të fundit diskualifikohen në mënyrë pezhorative me cilësorë të ndryshëm. Ata fillimisht quheshin kazanë, kurse tash Rrotë Kadri, ose thjesht Kadri.
Emërues i përbashkët i jokadrinjve, ose atyre që Rama i konsideronte patricë, ishte të gjithë ata që punonin në Top Channel, si Blushi, Eni etj., në të dy Klanet, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, si Fevziu, Haxhiu (madje edhe Shkullaku e kaloi testin) dhe Vizion Plus, si Balla. Këta ishin esnafët e gazetarisë shqiptare, ishin fisnikët që i japin vlerë të shtuar këtij profesioni, këta që punojnë në studio të mëdha dhe të bukura dhe që i kanë pronarë miqtë e Ramës. Kurse kadrinjtë ishin njerëzit e portaleve, ata që punojnë skutave dhe birave, që nuk e di njeri ku i kanë zyrat, që nuk financohen nga bizneset e ndërtimeve e as nga tenderët e asfaltimit të rrugëve. Këta mundësisht duhet të jenë veriorë, mundësisht të lidhur me Berishën, mundësisht me emra të vjetër, me emra të cilët mund të rimosh dhe tallesh me ta. Prandaj Rama bënte ç’bënte dhe përpiqej që Artur Zhejin ta vendoste në anën e kadrinjve, sikurse edhe Andi Bejten.
Në këtë shoqërinë e shtresës së muzhikëve, Rama dukej qartazi që më së shumti ishte i mllefosur me Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin. Këta të dy, sipas logjikës së Ramës, do të duhej të zinin vend në pjesën gjeografike poshtë traut të Shefqet Kastratit. Lubonja dhe Bushati, edhe nisur nga emrat, edhe nga mbiemrat, e edhe nga ajo çfarë përfaqësojnë, sipas logjikës së Ramës do të duhej të ishin te aristokracia e gazetarisë. Këta të dy ia prishin Ramës matematikën. E kaluara e tyre nuk është berishiste. Ata kanë bërë më shumë sesa Rama për ta larguar Berishën nga pushteti dhe nuk mund t’i etiketojë si militantë të verbër të PD-së. E çka është edhe më e rëndë, për Ramën, nuk janë veriorë. Kjo shkon kundër rregullave dhe stereotipizimeve të tij. Ata Rama do të kishte dëshirë t’i rreshtonte në një vijë me aristokratët e Topit, Klanit dhe Vizionit, që të mbetej ballë për ballë me Cim Pekën, Fahri Kadri Balliun, ose Balli Kadri Fahriun, ose Kadri Fahri Balliun. Prandaj Rama u tërbua kur i dolën në ekran fotografitë e Lubonjës dhe Bushatit. Këta të dy kryeministri i Shqipërisë i konsideron tradhtarë dhe dezertorë në betejën e tij kundër prapambeturisë. Janë delja e tij e zezë.
Kurse unë, në mënyrë meritore gjendesha te kampi i kadrinjve. Mjaftonte që Kosova e kishte një përfaqësues në “business class”, Batonin, që është me prejardhje nga gjentilët e Drenicës.
Pas mbledhjes së zhvilluar tek Ekonomiku studentët kanë vend...
Mbrëmjen e sotme rreth 200 studentë u janë shtuar kolegëve t...
Studentët e Universitetit të Mjeksisë kanë marrë vendimin e ...
Me një urdhër të Drejtorisë së Përgjithëshme të Hekurudhave ...
Avokat Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka ak...
Në ditën e 71-të të protestës së Astirit, deputeti i Partisë...
AkrepiAta kanë kontroll total mbi emocionet e personave që i...
Europol ka nxjerrë listën me 54 kriminelët më të kërkuar në ...
Një 27 vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia e shtet...
Përplasjet midis Kryeministrit dhe Presidentit, në lidhje me...
Shih me kujdes imazhin, na thuaj sheh një burrë, apo një gru...
Protagonizmi politik i Presidentit të Republikës me një akt ...
Nëse ke menduar ndonjëherë në lidhje me kuptimin e vijave n...
Ish-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, bërë...
Administratori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dh...
Është shumë e çuditshme që një nga shenja e cila di më së m...
Për skandalin e grabitjes së armëve në bazën e ushtarake të ...
Pastrimi i shtëpisëKripa është e njohur prej shumë vitesh si...
Policia e Tiranës po vijon kontrollet në të gjithë qarkun n...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar me nj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...