web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri me Agron Llakajn/ Rudina Dembacaj: “Vetëm për këtë arsye mund ta ftoja në emision!”

13 Janar 2019, 09:10, Aktualitet CNA

Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj u largua para disa vitesh nga ?Al Pazar?, pas një mosmarrëveshjeje me Agron Llakaj, drejtuesin e emisionit. Ky debat bëri një bujë të madhe në media, por asnjëherë s?u bë e ditur arsyeja e tij.

E ftuar dje në ?Thumb?, Rudina Dembacaj është pyetur nga Aulona dhe Fatma nëse do e ftojë ndonjëherë Agronin në emisionin e saj. Moderatorja thekson se për asnjë lloj arsye s?do e ftonte dhe se nuk e shkelte dinjitetin e saj.

?Nuk do e bëja as për miliona lekë, por vetëm nësë do bëhej fjalë për një sukses për të gjithë jetën, dhe në këtë rast do e ftoja me shumë vështirësi.?- shprehet ajo.

Sipas Agronit, Rudina u largua për shkak të angazhimeve familjare, por kjo e fundit e përgënjeshtroI këtë lajm duke u shprehur se Agroni gënjën dhe se ata të dy nuk janë më miq, duke na lënë kështu të kuptojmë se shkak i largimit të saj ka qënë vetë ai.

Pas kësaj eksperience aktorja moderon një emision të vetin ?Mos i fol shoferit?.





Lajmet e fundit nga