web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti ekstrem/ ARRSH sqaron për situatën e rrugëve, akset problematike

12 Janar 2019, 08:22, Aktualitet CNA

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon në lidhje me situatën e akseve kryesore në vend.

Në një njoftim për mediat, ARRSH informon se kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës dhe në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhirë.
Sipas ARRSH, po ashtu në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhirë.
Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhirë.
Domaj-Draj-Rec me zinxhirë.
Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhirë, ose pjesërisht me zinxhirë në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.
Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.
Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhirë, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëëve.
Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhirë në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.





Lajmet e fundit nga