web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Argumentat e Metës për Cakajn/ Rama: Njësoj si gjyqet popullore komuniste

11 Janar 2019, 20:52, Aktualitet CNA

Gjatë diskutimit në emisionin ?Zonë e Lirë? për mosdekretimin e Gent Cakajt nga Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama tha se është vepruar njësoj si gjyqet komuniste.

?Argumentat e Presidentit ndaj Gent Cakajt janë njëlloj si gjyqet kur të akuzonin komunistët të merrnin dhe të sakatonin.”-u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej ai shtoi, se ky vendim i Presidentit është i ndikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi sipas tij ky i fundit ka frikë se vendosja e Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë do ndikonte në ndryshimin e kufijve të Kosovës.

?Ai është një person që nuk ka asnjë rrezikshmëri, vetëm fakti që vjen nga Kosova kanë frikë për një skenar që Rama me Thaçin duam të coptojnë Kosovën. E ka thënë vetë Berisha këtë gjë.?-tha Edi Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga