web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimet e Metës për Cakajn/ Rama: Mos i merrni seriozisht

11 Janar 2019, 20:31, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit ?Zonë e Lirë? në TV klan ka reaguar ndaj replikave në distancë të Presidentit Ilir Meta në lidhje me çështjen e Gent Cakajt.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka marrë paswordin e rrjeteve sociale të Presidentit Ilir Meta ose është duke shkruar ajo në vendin e tij.

Ose sipas tij Meta është në një gjendje të tillë që nuk di se cfarë është duke thënë.

?Unë i kërkoj publikut që të mos e marrë seriozisht, sepse ose faqen zyrtare të Metës nuk e përdor ai, ose e përdor Doktorresha e shkencave, me dy rr, ose i ka marrë passëordin e Facebook-ut dhe ka shkruar për të, ose pastaj Iliri është në atë gjendje që e kam parë edhe më parë, që bën thirrje që populli të marrë armët, se i hap gropën vetes me vendime irracionale, kur duhet të marrë nishan gojën kur ha se i shkon luga huq, kështu që nuk duhet marrë seriozisht ai tekst?./CNA.al





Lajmet e fundit nga