web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës/ Propagandë boshe si në komunizëm

12 Janar 2019, 08:09, Aktualitet CNA

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm kryeministri Rama e ka nisur duke publikuar historinë e një familje nga Kamza, e cila prej 13 vitesh kërkonte lejen e legalizimit të banesës së tyre.

Sipas Ramës, pas shumë vuajtjesh nëpër zyra ku nuk i jepnin asnjë përgjigje tjetër përveçse ‘është në proces’, familja Mazrreku e gjeti zgjidhjen përmes platformës së bashkëqeverisjes.

?Mirëmëngjes, dhe me rastin e familjes Mazrreku nga Kamza e cila pas 13 vitesh pritje dhe zvarritje nëpër zyra për të marrë lejen e legalizimit të banesës së tyre, iu drejtua Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, duke bërë të mundur marrjen e lejes së legalizimit për banesën e tyre të ndërtuar me mund, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Por, pas këtij postimi të kryeministrit ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë shpërthyer në kritika.

?Diku ky proces quhet formalitet ju e trmbetoni nje arritje te madhe marrja e legalizimit,prpogande boshe zotni ka gjera me jetike ky poull per te zgjidhur leri denglat rasti konkret nena ime me 140 meje lek pensjon paguan 70 mije drita uje nuk me thua zoti kryeminister si mund te jetoje nje njeri ne ate moshe me 70 mije lek duke marre ne konsiderat nevojat qe ka ajo moshe,zoti kryminister politika sociale sot eshte zeroooooo?-shkruan një qytetar.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Ato qe e pasken zvarrit per 13 vjet cfare roli kane pasur? Apo kane marre e do vazhdojne te marrin ate rroge kot akoma??

Më tej një tjetër qytetar e cilëson këtë veçse reklamë, për të mbuluar ndonjë ?pazar? të radhës.

?Reklama radhes per te mbuluar noj dallavere me siguri,ste ka ngel gje tjeter vec tv e fcb zgjidhja jote me mulu syt njerzise .?-shkruan qytetari.

Po ashtu një tjetër qytetar e krahason regjimin e Ramës me atë të diktaturës, ndërsa thekson se ?Shum propagande e bukur si ne kohen e komunizmit, plani u realizua 100 per 100?.

Një tjetër risjell në vëmendje çështjen e banorëve të Unazës së re, ndërsa shkruan ?PO atyre si je nis me ja shemb shtepit ke unaza cfar do ti japesh.
Apo nga nji shkelm by? dhe te shkojne te mbyten ku te dun?.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:





Lajmet e fundit nga