Shtypi i ditës, 8 janar 2019
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Nga Kieran Both
Reforma gjithëpërfshirëse e Emigracionit nënkupton një rregullim sistematik të ligjeve të emigracionit të vendit me fokus ndërtimin e sistemit të kontrollit dhe balancës në kuadrin e e Emigracionit. Reforma e emigracionit duhet bërë për të zgjidhur zbatimin e ligjit dhe dilemën humanitare se ç?duhet bërë me 12-20 milionë njerëz që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara, pa status ligjor.
Një ligj racional i reformës së emigracionit do të rregullonte problemet ekzistuese dhe do të vepronte në perspektivë për të patur një sistem të mirëfilltë të emigracionit kombëtar për shekullin 21. Kjo përfshin vendosjen e një mjeti të drejtë e realist për rregullimin e nevojave të ardhshme të emigracionit, sigurimin e kufijve dhe sigurisë përmes zbatimit efikas të strategjive dhe teknologjive të reja të zbatimit, duke siguruar që sistemi ynë t?i mirëpresë emigrantët e rinj duke bërë siguri që të gjitha ligjet e emigracionit të respektojnë parimet e procesit të rregullt mbi të cilat bazohet ky vend.
Një shumicë e madhe e publikut amerikan pranon se deportimi masiv i personave që banojnë këtu në mënyrë të paligjshme është praktikisht i pamundur. Ndërkohë që ka pasur propozime të ndryshme gjatë viteve, një program i arsyeshëm i legalizimit do të përfshijë disa komponente të paraqitura në Kongres në vitin 2013 dhe të mbështetura nga Shoqata Amerikane e Emigracionit (AILA):
Regjistrimi: Emigrantët pa dokumente regjistrohen nga qeveria, duke kaluar nëpër kontrolle të ndryshme per t?u parë nëse kualifikohen për programin e legalizimit Ata që nuk kualifikohen do të kalojnë nëpër procedura të rregullta deportimi. Komponentë të tjerë të legalizimit mund të përfshijnë mësimin e anglishtes; krijimin e një rekordi të pagimit të taksave; emigranti të mos ketë rekord penal, dhe të paguajë gjobat dhe tarifat e vendosura nga Kongresi.
Nëse plotësojnë keto kërkesa, individët e regjistruar dhe anëtarët e tyre të afërt të familjes do të lejohen të aplikojnë për statusin ligjor dhe të bëhen banorë të përhershëm ligjorë dhe përfundimisht qytetarë të SH.B.A.-së.
Siguria Kombëtare: Çdo plan për reformën e emigracionit duhet të projektohet për të siguruar që zbatimi i ligjeve të emigracionit të rrisë sigurinë kombëtare dhe sigurinë e komunitetit pa dëmtuar procesin e duhur. Shumica e ekspertëve dhe analistëve, përfshirë ata që merren me zbatimin e ligjit, besojnë se legalizimi është një nga elementët kyç për sigurinë e vendit , sepse kjo do t?i lejonte qeverisë federale të fokusohet në kërcënimet e reale që paraqesin ata që do duan t?i bëjnë dëm këtij vendi, se sa nga individë që u mungon statusi, por nuk kanë kryer krime. Zbatimi i politikës së emigracionit në shekullin 21 do të varet nga një kombinim i vendosjes strategjike të personelit, përdorimit efikas të teknologjive të reja për të monitoruar hyrjen dhe largimin e vizitorëve dhe koordinimin e kujdesshëm me agjencitë federale të zbatimit të ligjit, që merren me çështje të tilla si kontrabanda e drogës dhe trafikimit njerëzor. Çdo plan i sigurisë kufitare duhet të bazohet në metrikat e performancës dhe standardet e matshme të sigurisë së kufirit që janë të arritshme.
Punësimi: Reforma e emigracionit me bazë punësimin duhet të sigurojë që dhënia e vendeve të punës emigrantëve që vijnë mbi bazën e punësimit të mos çojë në një shtim të emigracioni ilegal të ri.
Reforma gjithëpërfshirëse e emigracionit duhet të shikojë me perspektive që masat e reja të eliminojnë sa më shumë që të jetë e mundur joshjen e ardhjes në mënyrë të paligjshme në këtë vend. Kjo do të përfshinte angazhimin për të përmirësuar mundësitë e punësimit dhe trajnimin për punëtorët e lindur këtu dhe një diskutim të fokusuar mbi kufizimet numerike në të gjitha llojet e vendeve të punës. Reforma nuk do të jetë e suksesshme nëse nuk siguron që bizneset amerikane të kenë akses tek punëtorët që u nevojiten, garantojnë paga të drejta dhe kushte pune për ta, dhe t?u sigurojnë të punësuarve mundësinë për të aplikuar për green card nëse ata e kërkojnë .
Ndërsa integrimi ekonomik global thellohet, rritja e qëndrueshme do të varet pjesërisht nga aftësia jonë për të tërhequr novatorët më të mirë dhe më të zgjuar. Reforma racionale gjithashtu do të përfshinte një mjet efikas për të verifikuar autorizimin e punësimit për të mbështetur punëdhënësit që duan të ndjekin ligjin, dhe të penalizojnë ata që do të përpiqen të paguajnë punëtorët nën tavolinë.
Familjet: Mbingarkesat e tanishme në emigracionin e bazuar në bashkimet familjare çojnë në vonesa deri në njëzet vjet për emigrimin legal të anëtarëve të familjes. Për më tepër, përpjekjet e fundit për të minuar emigracionin bazuar mbi bashkimet familjare kanë injoruar rolin e rëndësishëm që ka mbështetja familjare në suksesin e emigrantëve dhe realizimit të ëndrrës amerikane. Reforma e emigracionit duhet të mbrojë familjet amerikane, bizneset dhe komunitetet që janë të gjithë të prekur nga gabimet në ligjet e vjetra të Emigracionit. Vendi ynë ka nevojë për një politikë që mban familjet sëbashku, rindërton ekonominë tonë, forcon sigurinë tonë dhe statusin ligjor si dhe perspektivën e shtetësisë për amerikanët e rinj . Ligjet tona të emigracionit duhet të pasqyrojnë vlerat thelbësore të Amerikës për barazinë dhe drejtësinë. Së fundi, reforma e vërtetë duhet bërë në të gjitha pjesët e sistemit tonë të emigracionit, në mënyrë që të parandalojmë edhe një copë të thyer që do të behej shkak për minimin e gjithë sistemit.
Sistemi i ligjshëm i emigracionit në Amerikë duhet të reformohet me qëllim për të patur fleksibilitet dhe pa probleme në përmbushjen e nevojave të familjeve tona, ekonomisë dhe shoqërisë sonë./ Illyria
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Tregtia ndryshe nga të gjithë sektorët e tjerë tëekonomisë i...
Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga një mot i fto...
Dashi Në jetën tuaj ne çift do korrni ato qe keni mbjelle gj...
Taulantin e dëgjova, në fakt për herë të parë, kur denoncoi ...
Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Adi Krastën ne e...
Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar arsyen përse nuk e dekreto...
Emrat e partive që do të bashkpunojnë me PS-në në zgjedhjet ...
Kandidatura garuese e PS për Kryetar Bashkie të Tiranës, n...
Mizerabile i ka vlerëuar Partia Demokratike kushtet në të ci...
Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, me anë ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i qenë prezent në emision...
“Edi Rama ka filluar të ketë tmerr nga Lulzim Basha.Basha ku...
Gjithçka ka ndodhur me ndryshimet e shtatë ministrave të qev...
Protesta studentore e nisur në Dhjetor të 2018 si një revulu...
Pas denoncimit një javë para Vitit të Ri, të skandalit në sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga studio e lajmeve në Ora N...
Një tentativë për vrasje ka ndodhur orët e pasdites në qytet...
Nga studio e televizionit Ora News, ish-kryeministri Sali Be...
Ish-kryeministri, Sali Berisha i qenë prezent në studion e O...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...