web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Sëmundja po më zë pjesën më të madhe të trupit"/Kim Kardashian kërkon ndihmë nga fansat

31 Dhjetor 2018, 22:35, Aktualitet CNA

Superylli Kim Kardashian është bërë shembull për shumë femra në mbarë botën me linjat e saj perfekte.

Kim njihet si imazhi i femrës perfekte që e lakmojnë jo pak vajza, por si duket edhe ajo vuan nga një sëmundje që lidhet me shëndetin.

Bukuroshja vuan nga sëmundja e lëkurës psoriasis dhe ashtu siç shprehet vetë Kim, sëmundja është përkeqësuar.

Kim Kardashian i kërkon ndihmë fansave që t’i tregojnë disa mjekime, pasi sëmundja po i zë pjesën më të madhe të trupit.

“Mendoj që ka ardhur koha që të nis mjekimet për sëmundjen e psoriasit. S’kam parë asgjë të tillë më parë dhe nuk kam më mundësi që ta mbuloj. Po më zë pjesën më të madhe të trupit. A ka përdorur ndonjëherë ndonjë nga ju mjekime për psoriraisit dhe çfarë funksionon më mirë? Kam nevojë për ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur’, shkruan Kim në Twitter.





Lajmet e fundit nga