web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shihni gjuhën tuaj, do të kuptoni nëse keni probleme shëndetësore,apo jo

27 Dhjetor 2018, 20:00, Aktualitet CNA

Gjuha juaj ka një shtresë të bardhë

Nëse gjuha juaj është e veshur me një shtresë të bardhë, kjo është shenjë e një infeksioni kërpudhor(myk) që njihet ndryshe edhe si kandidosi orale. Zakonisht nga kjo vuajnë më shumë të rinjtë dhe fëmijët, por mund të vuajnë edhe personat që mbajnë proteza, ose ata që marrin atibiotikë, ose personat që kanë sistem imunitar të dobët. Nëse sheh këtë shtresë në gjuhë të këshillojmë të shkosh tek mjeku.

 

Nëse ngjyra e gjuhës është e çrregullt

Lajme të mira, nëse gjuha juaj ka ngjyrë të çrregullt, nuk ka asgjë për t?u shqetësuar. Zonat e çngjyrosura quhen papila, ato janë zonat e shijimit të ushqimit. Kontrollojnë shijen dhe e njohin atë.

Plagë në gjuhë

Kafshimi i gjuhës mund të shkaktojë plagë, zakonisht plagët në gjuhë mund të jenë dhe afte, shkaku i krijimit të tyre mbetet ende i panjohur. Gjithsesi ato mund të shkaktohen nga ushqimet me përmbajtje acide si dhe stresi. Nëse plagët e tua nuk shërohen brenda dy javësh, shko tek mjeku, pasi kjo mund të jetë një shenjë e kancerit oral./Cna.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga