web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këngëtari shqiptar këndoi live para Jennifer Lopez dhe Sia-s dhe reagimi i tyre s’duhet humbur!

27 Dhjetor 2018, 11:53, Lifestyle CNA

Me rastin e Krishtlindjeve këngëtari shqiptar Albert Stanaj ka performuar para një grupi të vogël njerëzish, por jo pak të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për këngëtaren Sia, Jennifer Lopez dhe partnerin e saj Alex Rodriguez, të cilët ishin ulur para Stanajt për ta dëgjuar teksa ai këndonte këngën e Wham, ?Last Christmas?.

Në videon e publikuar në Instagram, JLo dhe Sia shihen teksa dëgjojnë me shumë vëmendje këngëtarin shqiptar dhe shijojnë zërin e tij të mrekullueshëm live.

Jlo duket e habitur teksa dëgjon performancën e Stanajt, i cili njihet si një ndër artistët me vokalin më të mirë.

?Gëzuar Krishtlindjet! Kjo ishte dhurata më e bukur! Të këndoja para këtyre legjendave! Sia është përpara meje dhe Alex me Jlo janë ulur aty para. Ndihem kaq i bekuar këto Krishtlindje!?, shkruan Stanaj në Instagram, teksa publikon videon.

Epo këto po që janë Krishtlindje fantastike!





Lajmet e fundit nga