web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhëmbë për dhëmbë! Fedez i kthehet keq Roberto Cavallit, pasi talli martesën me Chiara Ferragnin

24 Dhjetor 2018, 10:10, Aktualitet CNA

Në muajin nëntor, Roberto Cavalli shpërtheu në ofendime në profilin e blogeres së njohur, Chiara Ferragni. Bjondja bukuroshe kishte pozuar me bikini për të reklamuar jo vetëm linjat e rregullta pas lindjes por edhe eventin e ?Intimissimi? në Milano.

Por Cavalli i ka bërë disa kritika të forta mëmësie që lidhen me faktin që ajo nuk e ka ushqyer djalin me qumësht gjiri:

?Po i bën reklamë kërthizës!! Kush mendon se je! Ti je thjesht një makineri parash! Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën. Nuk e ke ushqyer me gji! Kishe frikë se mos të prishej gjoksi!? ? shkruante ai, por më vonë erdhi edhe një letër nga shtëpia e modës ku i kërkohej falje Ferragni-t.

Mirëpo, duket se Cavalli nuk ka zënë mend dhe i është sulur sërish profilit të Chiarës, këtë herë për të vënë në lojë martesën e saj me reperin italian Fedez. Në një foto ku ata shfaqen duke u puthur në Milano, Roberto Cavalli shkruan: ?Dashuri apo publicitet??

E ndërsa Chiara nuk reagon asnjëherë në raste të tilla, Fedez nuk ka qëndruar i heshtur. Reperi i ka kthyer përgjigje stilistit italian, e më pas e ka publikuar edhe në ?Instastory-n? e tij.

?Viagra apo Xanax? ? i shkruan Fedez, duke sqaruar më pas mbi foto se mes tyre ka vetëm dashuri.

Fedez dhe Chiara së bashku me familjet e tyre, kanë udhëtuar në Alpet e Italisë për të festuar Krishtlindjet.

 





Lajmet e fundit nga