Olta Gixhari:"Dua një burrë që të më bëjë të ndihem femër"
Sot kudo po flitet për barazinë gjinore, për të drejtat që g...
Eurovisioni është festivali më i rëndësishëm i muzikës europiane i cili zhvillohet në maj të çdo viti që prej vitit 1956. Në të marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Europian të Radio-Televizioneve . Çdo Radio Televizion shtetëror anëtar i ?EBU?-së prezanton veten me një këngë dhe vlerëson duke votuar për këngët e vendeve të tjera ashtu siç bëhet gjatë përcaktimit të këngës popullore në konkursin e saj. Procedurë e ngjashme përzgjedhjeje këngësh përfaqësuese ndiqet edhe brenda shteteve pjesëmarrëse, detyra e të cilës është që të zgjedhë një këngëtar dhe një këngë që të përfaqësojë vendin e përkatës në konkursin ndërkombëtar. Shqipëria e pati debutimin e saj të parë në Eurovision në vitin 2004. Ishte Anjeza Shahini me këngën ?The Image of You? ajo që shkeli për herë të parë në një skenë kaq të madhe e mund të themi se arriti të klasifikohej e shtata në finalen e mbajtur në Turqi. Që prej pjesëmarrjes së parë Shqipëria është përfaqësuar 15 herë në Eurovision, ka patur këngë të bukura si dhe këngë të kontestueshme e që për shkak të politikës së ndjekur kanë qenë të destinuara të dështojnë ende pa shkuar.
Po ju kujtojmë edhe njëherë 15 performancat që na kanë përfaqësuar në Eurovision me apo pa zhurmë.
Anjeza Shahini ishte këmba e mbarë e Shqipërisë. ?The Image of You? ishte kënga që na pozicionoi në vendin e shtatë në finalen e madhe që në pjesëmarrjen e parë në këtë festival. Ky moment padiskutim ishte kulminacioni i karrierës së Anjeza Shahinit, vajzës që triumfoi në ?Ethet e së premtes? duke fituar çmimin e madh e që fill pas fitores përfaqësoi shtetin e saj në eventin më të rëndësishëm që Shqipëria kishte marrë ndonjëherë pjesë.
Ledina Çelo vijoi traditën e paraardhëses, edhe ajo si Anjeza vendosi të këndonte në anglisht edhe pse kënga tingëllonte më bukur në shqip me thënë të drejtën. ?Tomorrow i go?, një këngë e performuar me daulle e tupana, nuk pati impaktin njësoj si ?The Image of You? dhe e siguroi finalen falë arritjes së Anjeza Shahinit një vit më parë. Në vitin 2005 Shqipëria u klasfifikua e 16 në listën e finalistëve sipas votimeve të publikut.
Më në fund Shqipëria këndoi shqip në festivalin Europian të Këngës por fatkeqësisht nuk arriti të kalonte në finale. Ishte ?Zjarr e ftohtë? një këngë e kënduar nga Luiz Ejlli ajo që përfaqësoi në vitin 2006 shtetin tonë në Eurovizion. Edhe përse nuk pati suksesin e madh apo mundësinë e kalimit në finale, kënga e Luizit me motive popullore dhe element kulturorë shqiptarë njihej dhe këndohej nga shqiptarët.
?Balada e Gurit? ose ?Hear my plea? nën interpretimin e Aida dhe Frederik Ndocit ishte një këngë emigrimi e kënduar plot ndjenjë por që nuk arriti sërish të siguronte kualifikimin në finale e madhe. Ndoshta tematika bëri që ?Balada e Gurit? të mos ishte ndër të preferuarat.
Kënga më e bukur, e para dhe ajo që i vulosi karrierën Olta Bokës ishte ?Zemrën e lamë peng? . Në vitin 2008 balada e dashurisë e sjellë nga këngëtarja e re në atë kohë Olta Boka vodhi zemrat e gjithë shqiptarëve të cilën patën dyshime fillimisht për tëp or kur Olta u ngjit në skenë dhe dha një performancë të shkëlqyer e përgëzuan. Olta dhe balada e saj u kualifikuan në finale dhe u klasifikuan të 17-tat nga votimet e publikut.
Pas fitores në ?Ethet? Kejsi Tola përfaqësoi Shqipërinë me një këngë të hareshme, ?Carry me in your dreams?. Kjo mund të mos ishte kënga më e mirë që na kishte përfaqësuar deri atëherë por solli një tjetër opsion prezantimi, më alegro, larg dhimbjes e baladave që na kishin përfaqësuar vitet e fundit.
Juliana Pasha një këngëtare me përvojë u ngjit në skenën e Eurovizion me një këngë të hareshme që nxirrte në pah edhe karakteristikat e zërit të saj. ?It?s all about you? u kualifikua në finale dhe u pozicionua e 16 ?a në listë.
?Feel the passion? çoi për herë të parë në Eurovizion Aurela Gaçen. Kënga kishte motive të theksuara patriotizmi dhe motive popullore që në një farë mënyre e penalizoi këngën. Shqipëria nuk arriti të kualifikoi në finale.
Do të ishte pikërisht viti 2012 koha kur Shqipëria do të merrte vlerësimin maksimal të arritur ndonjëherë deri tani. Rona Nishliu me zërin e saj të fuqishëm performoi ?Suus? dhe arriti që jo vetëm të klasifikohej në finale por edhe të dilte e pesta më e votuar nga pubiku. Ndryshe nga gjithë të tjerët ajo doli e vetme në skenë pa prezencën e asnjë shoqëruesi balerin, thjesht ajo dhe zëri i saj, me një veshje aspak të komplikuar; thjesht Rona dhe stili i saj dhe kjo u përkthye në sukses.
Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko përfaqësuan Shqipërinë me këngën ?Identitet? , një këngë rrok ndryshe nga të gjitha të tjerat që na kishin përfaqësuar deri atëherë.
Hersi dhe kënga ?One Night?s Anger? u kalua pa shumë zhurmë dhe publicitet të ulët jo vetëm në Shqipëri por edhe në përfaqësimin në Eurovizion. Kjo është një nga arsyet përse shumë nga shqiptarët nuk e mbajnë mend ndoshta si këngë.
Elhaida Dani përfaqësoi Shqipërinë me ?I?m alive? Kjo ishte kënga që shqiptarët mendonin se do të arrinte një klasifikim të mirë, të paktën në rradhët e para të listës. Kjo ka qenë një nga këngët më të bukura dhe që shqiptarët e njihnin të gjithë. U diskutua shumë fakti që pati një ndryshim të këngës por sërish publiciteti dhe marketingu që iu bë Elhaidës ishte i madh.
?Përralla? e Eneda Tarifës, nuk arriti të kualifikohej në finale e madhe, ishte një këngë e bukur por ndoshta jo aq sa për të fituar çmimin e parë. Performanva e Enedës ishte e saktë dhe pa gabime ama nuk arriti të kalonte netët gjysmëfinale.
?World? nga Linda Halimi nuk ëhstë se pati pëlqyeshmërinë më të madhe të publikut ama ishte një këngë për të cilën shqiptarët kishin informacion ose të paktën e din in se çfarë kënge do i përfaqësonte.
Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovizion nga Eugent Bushpepa dhe kënga e tij ?Mall?. Bushpepa është një nga zërat më të mirë që ka Shqipëria dhe kjo u vu re edhe në preznatimin e tij edhe pse Bushpepa është nga ata këngëtarë që edhe pse kënga mund të mos jetë më e mira e mundshme, godet me zërin e tij. ?Mall? u rendit në vendin e 11 në Eurovision 2018.
Sot kudo po flitet për barazinë gjinore, për të drejtat që g...
I ftuar në “Thumb” këtë javë ishte dhe modeli i njohur shqip...
Periudha e Krishtlindjeve dhe vitit të ri është koha kur sho...
Një prostitute 40-vjeçare që prej vitesh punon në këtë zanat...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim n...
Të paktën 168 persona kanë vdekur dhe 745 janë plagosur si p...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një ...
Në dosjen e gjykatës së Fierit, është zbardhur dhe një përgj...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e dielë, 23 ...
Mbrëmjen e djeshme në natën finale të festivalit të RTSH-së,...
Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka deklaruar se...
Jeta juaj ne çift do ketë shume prioritet gjate kësaj dite. ...
Është shpallur kënga fituese e Festivalit të Këngës.Jonida M...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Athinë....
Ndërsa Monika Kryemadhi gjatë takimit të sotëm në Elbasan mb...
Puntata e Krishtlindjes në “Shiko Kush Luan” përcolli dashur...
Deputetja nën siglën e Partisë Demokratike që sot quhet Repu...
Më datën 20 dhe 21 dhjetor janë mbajtur dy netët finale të F...
Edi Rama dhe shërbëtorët e tij në Kuvend miratuan para dy di...
Nga Klodian TomorriNe vitet 2006-2007 qeveria e Sali Berishe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...