web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zef Bushati dhe Artur Roshi në krye të Polit të Tretë

18 Dhjetor 2018, 18:16, Aktualitet CNA

Aleati i Edi Ramës, Kryetari i Aleancës Demokristiane z. Zef Bushati së bashku me Aleatin e Lulzim Bashës, Kryetarin e Partisë Balli Kombëtar Demokrat z. Artur Roshi, ditët e fundit kanë shpeshtuar përpjekjet e tyre për krijimin e një Poli të Tretë Politik.

Njoftimin për këtë zhvillim të ri politik, e ka bërë vetë ish Ambasadori i Shqipërisë në Vatikan dhe Kreu i ADK z. Zef Bushati nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Bushati ka qenë deputet i Opozitës kur Kryetar i PD ka qenë Sali Berisha dhe njihet si njëri prej miqve dhe aleatëve të kahershëm të Liderit Historik të PD.”-shkruan ai.

Më tej Zef Bushati ka shërbyer si Ambasador në Vatikan gjatë qeverisjes socialiste të Kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano.

Aktualisht, që prej vitit 2013, Bushati dhe ADK janë pozicionuar në Koalicion me Edi Ramën dhe PS.

Mesa duket Zef Bushati ka vendosur ti largohet Koalicionit me Partinë Socialiste dhe së bashku me të djathtin e kahershëm dhe konservator qëndrestar Artur Roshi, po provojnë të krijojnë një Koalicion Politik të së djathtës dhe qendrës së djathtë.

Në postimin e tij, Zef Bushati njofton se ditën e djeshme është zhvilluar një takim informal mes Kryetarëve të 10 partive të djathta dhe qendrës së djathtë.

Ai shkruan gjithashtu se ndërsa këto 10 parti të Koalicionit Opozitar të Djathtë kanë shprehur qëndrimin e tyre mbështetës ndaj Aleancës për Teatrin, studentëve dhe banorëve të Astirit, diskutuan edhe mbi mundësinë e krijimit të një grupimi të ri politik të partive të djathta.

“Në takimin e djeshëm kanë qenë Arian Starova, Sazan Guri, Arian Galdini dhe disa Kryetarë të tjerë të partive të djathta të Koalicionit Opozitar që aktualisht janë ende formalisht aleatë joparlamentarë të Lulzim Bashës.”-vijon Zef Bushati.

Me shumë gjasa në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, do të kemi edhe një grupim të tretë konkurues të krijuar nga parti joparlamentare të djathta.

Postimi i plotë:

Kryetarët e 10 Partive politike Jo Parlamentare te Qëndrës se Djathtë të spektrit politik, të cilat kanë qënë pjesmarrëse në Zgjedhjet Lokale e Parlamentare, te cilat kane elektoratin dhe keshilltaret e tyre bashkiake, kane patur deputetë ne Kuvendin e Shqiperise, parti e kryetare që nuk mbartin asnje mëkat gjate 28 viteve te demokracise, janë mbledhur se bashku në nje takim informal, ku diskutuan per situaten e renduar ekonomike qe po kalon shteti yne. Kryetaret e ketyre Partive mendojne se korrupsioni dhe paaftesia i ka detyruar studentet, qytetaret dhe shtresa te ndryshme si minatoret apo naftetaret e pensionistet, te ngrihen ne protesta masive per te shprehur pakënaqësinë e tyre dhe per ti kerkuar maxhorances Qeverisese zgjidhjen e problemeve te shumta ekonomike e sociale. Arjan Starova Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Galdini Partia për Liri Demokraci dhe Etike, Sazan Guri Partia Ekologjike Europiane, Artur Roshi Partia Balli Kombetar Demokrat, Kujtim Gjuzi Partia Konservatore Albania, Zef Shtjefni Partia Ora e Shqiperise, Rivelino Çuno Partia per Europianizim dhe Integrim, Ylber Valteri Partia Bashkimi Demokrat, Behar Kallaku Partia e te Drejtave te Emigranteve, Zef Bushati Partia Aleanca Demokristiane, mendojne se protestat vine per shkak te keqqeverisjes se socialisteve ne pushtet, te cilet duhet te plotesojne kerkesat e protestuesve edhe nepermjet ndryshimeve ne qeverine e tyre, te cilat duhet te vine edhe nepermjet nje Reforme Zgjedhore dhe nje ndryshimi te Kodit Zgjedhor simbas rekomandimeve te Rezolutës se Parlamentit Europian, per ti hapur rrugë zgjedhjeve te barabarta. 10 Kryetaret mendojne se opozita e Partise Demokratike e udhehequr nga Lulzim Basha nuk i bind studentet dhe qytetaret qe me mbeshtetjen e PD dhe LSI do te realizojne 8 kerkesat e tyre, nuk bind pensionistet qe kerkojne ngritjen e kufirit minimal te pensioneve, nuk bind minatoret dhe naftetaret per marrjen e statusit, nuk bind banoret e Astirit dhe Bregut te Lumit se Qeveria do ti rimbursoje 100% simbas cmimit te tregut, nuk bindin askend. Koha tregon se Shqiperise i duhet nje klase e re politike qe te marre ne dore te ardhmen e shtetit. Studentet jane drita e shpreses. Ne perfundim te takimit Kryetaret diskutuan edhe per mundesine e nje Grupimi politik të Qendrës së Djathtë te Partive jo Parlamentare. Nje grupim gjithë perfshires edhe me parti te tjera jo Parlamentare të Qendrës së Djathtë dhe te Qendres, nje grupim ku te perfshihet shoqeria civile, organizatat dhe intelektuale pa parti, nje grupim te udhehequr nga politikane te rinj per ti sjelle Shqiperise ndryshimin e kerkuar masivisht nga te gjithe qytetaret.

 





Lajmet e fundit nga