web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Merre fëmijën dhe largohu”, nëna që lindi mes zjarrit tregon si ia dorëzoi djalin një të panjohuri

21 Nëntor 2018, 14:10, Lifestyle CNA

Një nënë e cila u evakuua nga një spital në Kaliforni pas zjarrit që ra në pyje, tregoi se kishte bërë një pakt me një të panjohur nëse ndodhte më e keqja.

35-vjeçarja i kishte thënë një prej punonjësve të skuadrave të shpëtimit ,që nëse gjerat përkeqësoheshin, ta merrte djalin e saj të porsalindur dhe të largohej.

Rachelle Sanders po rikuperohej në spitalin Feather River në Paradise, Kaliforni, pasi solli në jetë djalin e saj, Lincoln, me anë të një ndërhyrjeje cezariane.

Rreth orës 7.30 të mëngjesit ajo u zgjua nga britmat e panikut të infermiereve që i thanë që spitali duhet të evakuohej.

Duke qene se ajo vetë nuk mund të ecte si pasojë e ndërhyrjes, mori vendimin që t?i lutej njërit prej shpëtuesve, se në rast se ajo nuk ia dilte, ta merrte fëmijën dhe të shpëtonte.

Fatmirësisht, çdo gjë shkoi mire dhe Rachelle nuk u nda nga djali i saj. Ajo pati fatin të bashkohej me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tjerë. Shtëpia e tyre ishte djegur deri në themele, por fatmirësisht ata ishin të gjithë mirë.

Vatra e zjarrit e quajtur The Camp Fire, që deri më tani ka marrë 79 jetë njerëzish dhe 700 njerëz të humbur, ishte aq e nxehtë sa mund të shkrinte pjesët e makinave, duke përfshirë rrota alumini, gomën që rrethonte dritaret etj.

Camp Fire ka shkrumbuar rreth 150,000 hektarë tokë në Kaliforninë veriore dhe, që nga mbrëmë, mund të quhet 70 për qind i mbajtur nën kontroll.

Autoritetet kanë thënë se nuk presin që zjarri të shuhet  plotësisht deri më 30 nëntor.





Lajmet e fundit nga