web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do të bëhemi prindër”, 5 mënyrat e veçanta se si personazhet VIP dhanë lajmin e gëzueshëm

13 Nëntor 2018, 08:50, Lifestyle CNA

Personazhet e famshëm janë gjithnjë në vëmendjen e publikut. Menjëherë një bark paksa i rrumbullakosur çon në aludime shtatëzënie. Por mënyrat se si personazhet e showbizz-it kanë vendosur të konfirmojnë lajmet e shumta kanë qenë nga më të ndryshmet. Ato janë munduar të gjejnë diçka unike për të dhënë lajmin e mirë.

Kjo është mënyra më e freskët e lajmërimit të një shtatëzënie që na surprizoi ditën e djeshme. Kishte disa kohë që ishte thuajse e sigurtë që ajo dhe Gjiko do të bëheshin prindër, por konfirmimi erdhi vetëm nga klipi. ?Distanca? është kënga e Gjikos, që pas një klipi me aksion shumë intensiv, përmbyllet me një imazh paqësor ku zbulohet dhe barku i Elitës.

Ka qenë pikërisht një postim i Ermal Mamaqit në Instagram mënyra e dhënies së lajmit të lumtur. Shfaqen ata të dy me një test shtatzënie pozitiv në dorë dhe shumë të lumtur. ?Një beb rrugës? Do bëhemi 4?- ka shkruar Ermali pasi Sia është fëmija i dytë i tyre.

Shumë thashetheme, shumë konfirmime jo të drejtpërdrejta? Deri në momentin që do të ishte pjesëmarrja e saj në një festival që do të konfirmonte lajmin. ?Brenda trupit tim je ti? sonte do të këndoj me ty? Pas pak në Kënga Magjike?- ka shkruar ajo në postimin në Instagram dhe më pas u shfaq në skenë me këngën aq shumë të pëlqyer ?Duam?.

Ndoshta kjo ka qenë mënyra  më e veçantë: një eko në pemën e Krishtlindjeve. ?Është një vajzë. Kjo Krishtlindje na gjen duke pritur bekimin tonë më të madh.?- ka shkruar ai. Marrëdhënia e tij me Atenën kështu kaloi me sukses dhe një hap tjetër.

Një mungesë që pasohet nga një lajm i gëzuar. Duke qenë se tashmë komunikohet më së miri me rrjetet sociale, Anjeza postoi një foto në Facebook pranë pishinës. ?Does my BUMP look big in this. Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por sic e shikoni kam qenë pak e ngarkuar.?- ka shkruar ajo në foto ku duket e veshur me një palë rroba banjo të dedikuara tërësisht mamave në pritje.





Lajmet e fundit nga