web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vritet me armë zjarri kreu i Njësisë Administrative Kot

9 Nëntor 2018, 14:22, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Selenicë.

Mësohet se është vrarë me armë gjahu, Fatmir Hodo, kreu i Njësisë Administrative Kot, i zgjedhur në vitin 2015.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi  i plotë i policisë

Informacion paraprak

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .

Forcat e policisë janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes ëhstë larguar menjeherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.  /CNA.al





Lajmet e fundit nga