web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mosdekretimi i Lleshit/ Fleckenstein në zyrën e Metës

9 Nëntor 2018, 14:17, Aktualitet CNA

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein në një deklaratë për shtyp paraditen e sotme tha se nuk ishte në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin, por theksoi se ai është një figurë që komentohet pozitivisht në organizatat ndërkombëtare.

?Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t?ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shprehsoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje?, tha ai.

Pas kësaj deklarate, mësohet se Fleckenstein po zhvillon një takim me presidentin Meta. Takim, i cili po mbahet në ambientet e presidencës.

Ndërkohë, sot kryeministri Edi Rama i dërgoi sërish Presidentit Meta propozimin për emërimin e Sandër Lleshi ministër i Brendshëm, ndërsa nuk dihet ende se si do shkojë debati për këtë çështje./ CNA.al





Lajmet e fundit nga