web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri zë ngushtë gazetarët/ ‘Përse nuk keni ardhur në zyrën time për tu ankuar për kanabisin’

1 Nëntor 2018, 21:46, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur në lidhje me akuzat për kanabizimin e vendit, gjatë kohës kur ishte në detyrë.

Duke folur nga studio e ?Opinion?, Tahiri ka ashpërsuar tonet me gazetarët, duke thënë se nuk kanë ardhur asnjëhrë në zyrën e tij për tu ankuar në lidhje me këtë çështje, por për gjëra të tjera.

Më tej Tahiri ka shtuar se fenomeni i kanabisit ka nisur që përpara se Partia Socialiste të vinte në pushtet.

?Unë ju kam dëgjuar të flisni si ekspert për këtë punë. ju që keni ardhur në zyrën time për gjëra të ndryshme, përse skeni ardhur për këtë  punë. Ky fenomen ka nisur që përpara vitit 2010. Ky fenomen u pa më mirë pasi erdhëm në qeveri, ashtu si lojërat e fatit?, tha Tahiri. CNA.al





Lajmet e fundit nga