web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Ura më e gjatë mbi det/ Mega projekti kinez vjen në jetë

23 Tetor 2018, 09:07, Aktualitet CNA

Ura më e gjatë mbi det, e cila ndodhet në Kinë, do të fillojë funksionimin e saj ditën e nesërme. Puna për ndërtimin e saj zgjati për 9 vjet, shkruan BBC.

Në ceremoninë e inaugurimit, ishte i pranishëm edhe presidenti kinez Xi Jinping.

Kjo urë është 55 km e gjatë dhe lidh kryeqytetin kinez, Hong Kongun me qytetin e Macaut dhe Zhuhait. I gjithë projekti për ndërtimin e urës ka kushtuar 20 miliardë dollarë.

Sipas zyrtarëve kinezë, gjatë ndërtimit të urës kanë ndërruar jetë 18 punëtorë.  Ndërkohë projektuesit kanë dhënë siguri, se kjo urë është e aftë të përballojë tërmete dhe tajfune të fuqishme. /CNA.al





Lajmet e fundit nga