web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj raporton në Komisionin e Ekonomisë/ Sqaron vendimin për mbylljen e lojërave të fatit

23 Tetor 2018, 08:31, Aktualitet CNA

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë në lidhje me qëndrimin e qeverisë, sa i përket mbylljes së aktiviteteve të lojërave të fatit.

Ahmetaj ritheksoi se qëndrimi i qeverisë është i qartë dhe se me 31 dhjetor lojërat e fatit do të mbyllen.

Më tej, kreu i financave u shpreh se do të paraqesin në Kuvend një pr.ligj, i cili parashikon mbylljen e basteve sportive, sallat e bingove si dhe lojërat online, ndërsa kazinotë do të lejohen vetëm në hotelet me pesë yje në zonat turistike.

Ai tha se administrata tatimore do të jetë përballë një sfidë për të mbledhur të gjithë detyrimet e subjekteve, duke shtuar se ekonomia që gjenerojnë lojërat efatit nuk është fare në interesin e qeverisë shqiptare.

?Në të njëjtën kohë duhet të sqarojë opinionin politik. Pas datës 31 dhjetor asnjë asnjë shoqëri apo subjekt s?mund të ofrojë apo shërbejë lojëra fati sipas VLT. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra sipas VLT, por nuk ka të drejtë, zero! Nuk ka VLT. për qytetarët, VLT-të janë një formë e sofistikuar e kazinove elektronike. Nuk ka pavarësisht pretendimeve të lotarisë Kombëtare. Jam i bindur që kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat buxhetore, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t?i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit?, tha ministri Ahmetaj.





Lajmet e fundit nga