web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri i Ramës jep alarmin/ “Do arrestohet gjysma e Lezhës”

23 Tetor 2018, 08:22, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka ironizuar Rilindjen në lidhje me arrestimet.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ?Do burgoset gjysma e Lezhës për një vend, gjysma e të cilit ka plehra. Po na e shesin atë vend me çmimin e Karaibeve.?.

Sipas Manjanit gjithçka është fasadë, ndërkohë që me masakrën shtetërore atje nuk merret askush.

Ndërsa më tej, Manjani thekson se ?Të krijohet ideja që fallsifikimi si shkencë ka lindur në Lezhë. Ndërkohë në Riviere, perlën e bregut Rilindasit punojnë të qetë?.

?Sa ranë (rërë) politike ka hedhë Rilindja tek Rana e Hedhun aq të mira qofshin!

Do burgoset gjysma e Lezhës për një vend, gjysma e të cilit ka plehra. Po na e shesin atë vend me çmimin e Karaibeve.

Të krijohet ideja që fallsifikimi si shkencë ka lindur në Lezhë.

Ndërkohë në Riviere, perlën e bregut Rilindasit punojnë të qetë…

Askush nuk merret me masakrën korruptive shtetërore atje!?-shkruan Manjani në postimin e tij.





Lajmet e fundit nga